Bledar Dedja

Vrasja e Bledar Dedjas në Itali/ U gjet i zhveshur dhe i masakruar! Pista më e re e hetimeve: Dyshohet se 39-vjeçarit iu bë pritë

25 Janar, 22:07| Përditesimi: 27 Janar, 20:07

  • Share

Detaje të reja nga vrasja e 39 vjeçarit resident në Asolo të Italisë. Trupi I pajetë i të riut u gjet në pyllin e Padernos në Itali të dielën e 21 janarit por dyshohet se vrasja e Bledar Dedjas të jetë kryer në orët e pasdites vonë të 20 janarit 2024.

Hetuesit dyshojnë se mes viktimës dhe autorit të ketë pasur një takim që përfundoi keq. Se Bledari ka tentuar ti shpëtojë vrasësit duke u larguar gati 100 metra nga Mercedezi I tij, i gjetur pranë vendit ku ndodhi krimi, shkruan trevisotoday.it

Nuk janë gjetur  as çelësat e makinës së Bledari. Për të hyrë brenda makinës karabinierëve u është dashur të përdorin çelësin rezervë, i cili ndodhej në shtëpinë e 39-vjeçarit.

Përjashtohet pista e grabitjes pasi portofoli dhe sendet e tjera personale i janë gjetur në makinë. Ndërsa është ngritur pista e krimit të pasionit pasi viktima u gjet me pantallona të ulura.  

Një hipotezë  është se Bledari ka lënë takim me vrasësin e tij dhe u sulmua brenda një makine tjetër, të parkuar afër, kjo pasi brenda Mercedesit të 39 vjeçarit nuk u gjetën gjurmë gjaku apo përleshje. Por është gjithashtu e mundur që vrasësi të ketë mbajtur çelësat pasi ka kërkuar diçka brenda makinës.

Vëmendje i është kushtuar edhe telefonit të 39-vjeçarit dhe mbi të gjitha bisedave telefonike në të cilat shpresohet të gjenden elementë të dobishëm për hetimin.

Për momentin mësohet se telefonata e fundit e bërë nga Dedja ka qenë me kunatën e tij rreth orës 16.05.

Policia thellohet në raportet e viktimës. Deri në këtë moment janë marrë në pyetje rreth njëzet persona, të afërm dhe të njohur të Bledarit, përfshirë shokun që gjeti trupin në Via Dei Carpini. Me 39-vjeçarin e kishin lënë të dilte për peshkim mëngjesin e së dielës kur u gjet trupi i pajetë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?