Vrasësi i Bledar Dedjas, 39-vjeçarit me origjinë shqiptare, i cili u gjet i vrarë me thikë më 21 Janar të vitit të kaluar, është liruar nga burgu i të miturve në Treviso të Italisë. Vendimi është marrë pasi avokatja e të miturit kishte kërkuar lirimin e tij për të ndjekur një terapi psikologjike në komunitet, sipas mediave italiane.
Prokuroria për të Mitur, e përfaqësuar nga Prokurori Publik Giovanni Parolin, nuk kundërshtoi.
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar dyshohet se ishte paramenduar nga i mituri dhe ndoshta për hakmarrje, e lidhur edhe me brishtësinë psikologjike të autorit. Bledar Dedja, i martuar dhe baba, ishte takuar me të miturin në një situatë pune. Dhe mes të dyve lindi një lidhje. Nëpërmjet një bisede, i riu dyshohet se organizoi takimin me 39-vjeçarin më 20 janar 2024. Pasdite, të dy u takuan në Paderno del Grappa. Kamerat e sigurisë së qytetit i filmuan pranë sheshit përpara se të largoheshin dhe të hipnin në makinën e Bledarit së bashku për të arritur në Via Dei Carpini.
Trupi i shqiptarit u gjet të nesërmen në mëngjes, i shtrirë përtokë në një pellg gjaku rreth njëqind metra larg vendit ku ishte parkuar makina. Dedja dyshohet se ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të arratiset, por dyshohet se i mituri e ka goditur duke i prekur mushkëritë.
Komente

ca manjakesh prodhon kjo toka jone
Përgjigju