Babai i viktimës Branko Shkoza qëu vra më datë 2 dhjetor nga shoku tij Majlind Habibi ka dhënë një dëshmui, duke thënë se kanë 4 vite që hanë dhe pinë bashkë.
“E pyeta autorin, ‘ka humb djali’, më pa shtrembër dhe iku, kisha katër ditë që kërkoja çunin, i kam rënë telefonit disa herë ndërkohë që zija i binte po nuk e hapte. Kemi kërkuar me efektivët ditë e natë ndërkohë që e kemi gjetur 11 metra larg shtëpisë.
Ai deklaroi se e ka hedhur nga ura, po aty nuk ka më shumë se një metër ujë dhe nuk mund të mbytet. Pinte pak çuni, por nuk ka mundësi t’i jepte fund jetës, sepse distanca nga ura dhe vendi ku u gjet është shumë larg. Ai ka qenë duke pirë me disa persona para ngjarjes, por ata kanë deklaruar se nuk dinë gjë.
Kam frikë se çunat janë të nervozuar nga situata, kërkoj që policia të na qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë para banesës sonë. E kam takuar autorin dhe e kam pyetur, se ata rrinin bashkë prej katër vitesh dhe më ka thënë është trembur, është larguar.
Ndërkohë që kërkoja djalin ata bënin sikur nuk dinin asgjë, ndërkohë që ata e dinin. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të viktimës ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau’”, ka deklaruar babai i viktimës.
Babai shprehet se dyshimet se djalin mund ta kishte vrarë shoku i tij, i lindën pasi kishte parë lëvizje të dyshimta prej tij.
“E ftova pas varrimit të vinte për drekën e vdekjes, por nuk erdhi”, ka deklaruar ai.
Majlind Habibi dhe Branko Shkoza u konfliktuan më datë 2 dhjetor. Viktima i ngacmonte gruan Habibit, teksa ky i fundit i tha të mos e ngacmonte më. Më pas e goditi me grusht duke e hedhur në kanal. Shkoza humbi jetën në kanal duke mos dalë dot edhe pasi ishte në gjendje të dehur.
Lajmi kryesor:
Durrës/ Vrau shokun fshehu krimin dhe i shkoi në varrim, Babai: E pyeta ku e kam djalin? Majlind Habibi më pa shtrembër (VIDEO)
G.K/ReportTv.al