Ekzekutimi i Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet në Kosovë bashkëpunëtori në krim! I dha makinën vrasësit

1 Shkurt 2023, 11:04| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 19:59

  • Share

TIRANË- Një prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e Briken Sanajt te kodra e Diellit në Tiranë është arrestuar. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se Gjelosh Krasniqi, 49-vjeç është arrestuar në Pejë të Kosovës. Krasniqi është vendosur në ‘arrest me burg’ për 48 orë, ndërsa prokuroria do kërkojë ‘arrest me burg’ për 30 ditë, siç e parashikon Kodi Penal në Kosovë. Më pas do të kryhen procedurat me Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë për ekstradimin e tij. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një person tjetër në Pejë, i cili ka ndihmuar Gjelosh Krasniqin të strehohet për t’iu shmangur arrestimit nga policia.

kërkim për vrasjen e Sanajt janë ende edhe dy persona, autori i dyshuar Vladimir (Valmir) Kola, si edhe një tjetër bashkëpunëtor në krim Kened Antoni. Kened Antoni, 25-vjeçari nga Peja ka shitur automjetin ‘Mercedes Benz’ që u përdor për ekzekutim. Më 24 tetor kreu procedurat e shitjes për Gjelosh Krasniqin, 49-vjeçar nga Peja. Po në këtë datë, 6 ditë para vrasjes, e kanë futur makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir Kolës i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt.

Ata e kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në pikën kufitare të Morinës dhe shitjen e kanë bërë në një lokal në Shëngjin. Kjo është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Më pas, makinës i janë mbivendosur targa të vjedhura. Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person i cili ndodhej gjithashtu në dasmë.

Si ndodhi vrasja
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.

Itinerari që ndoqën autorët
Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip 'Benz' i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov. 

Plagosja në vitin 2012
Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

Ora 11:28
Vrasja e Briken Sanajt, arrestohet në Pejë edhe personi që strehoi Gjelosh Krasniqin

1667227687_WATERMARKREPORTtv.00302105.Still011.jpg

Pas arrestimit të Gjelosh Krasniqit, bashkëpunëtor në vrasjen e Briken Sanajt në Tiranë, është arrestuar në Pejë një tjetër person. Ai akuzohet se ka strehuar Krasniqin në banesë gjatë kësaj kohe që ishte në kërkim.

Ora 11:13
Del FOTO, ja kush është 49-vjeçari i arrestuar në Kosovë për vrasjen e Briken Sanajt

1675246367_gjeloshkrasniqi.jpg

Gjelosh Krasniqi është 49-vjeçari i arrestuar në Pejë të Kosovës për vrasjen e Briken Sanajt në Pejë të Kosovës. Report Tv ka siguruar foton e Krasniqit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Macoku: 01/02/2023 13:15

    Si mijt do kapen nje nga nje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?