Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me provat që nxorën zbuluar Babis Anagnostopoulos që për 37 ditë tentoi të mashtronte për vrasjen e gruas së tij duke inskenuar një grabitje.
Në një foto të publikuar nga mediat, shihet kamera e dhomës së ndenjës, të cilën 32-vjeçari e ka thyer me qëllim, në mënyrë që të besohej se ajo ishte thyer nga grabitësit. Babis e bëri këtë veprim pas vrasjes dhe kamera u gjet mbrapa divanit.
Autoritet greke zbuluan se kamerës i ishte hequr regjistruesi 2 orë para se 32-vjeçari të vriste bashkëshorten e tij, Caroline Crouch.
Kjo ishte prova 35 në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera, kurse më parë media e vendit fqinj nxori edhe provën 36, kutinë me mbishkrimin ”Monopoly” për të cilën piloti grek trilloi se kishte fshehur mijëra euro dhe grabitësit e dinin këtë. Aty, Babis Anagnostopoulos tha në dëshminë e tij se ai kishte fshehur 9,500 euro.
Kamera e thyer e hedhur pas divanit
Lajmi kryesor:
Del fotoja e kutisë ku supozohet se kishte fshehur lekët që i vodhën grabitësit imagjinarë, piloti 32-vjeçar kishte menduar gjithçka, rrëmujë e stisur për të mbuluar krimin
M.Q./ReportTv.al