Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka publikuar fotot e personit i cili dyshohet se është vrasësi i CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson. Në foton e publikuar nga policia amerikane, ai shfaqet pa maskë brenda një hosteli në Upper Ëest Side të Nju Jorkut.
CNN ka përcaktuar lokacionin e dy imazheve në këtë hostel. Policia kishte kërkuar më herët në këtë hostel, ku dyshojnë se i dyshuari mund të ketë qëndruar.
“Të gjitha të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për një sulm të paracaktuar dhe të targetuar,” tha policia në një postim në X.
Lajmi kryesor:
'Moho, Mbro, dëshmo!' Tri fjalët e shkruara në plumbat e ekzekutorit të Brian Thompson! Shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthcare” dyshohet se u vra për hakmarrje
K.M/ReportTv.al