Erika Kirk

Bota

Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja e aktivistit flet për herë të parë: Trashëgimia e tij do të vazhdojë!

13 Shtator, 13:46| Përditesimi: 13 Shtator, 13:50

  • Share

Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit Charlie Kirk ka kryer homazhe në nderim të figurës së burrit të saj, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë pas u qëllua me armë zjarri.

Erika Kirk u shpreh se misioni i bashkëshortit të saj do të vazhdojë dhe se ajo nuk do të dorëzohet kurrë.

“Më pëlqeu shumë të dija se një nga motot e tij ishte 'kurrë mos u dorëzo’. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, tha ajo.

Charlie Kirk, bashkëthemeluesi i organizatës rinore të ekstremit të djathtë Turning Point USA, vdiq pasi u qëllua me armë zjarri ndërsa fliste në një aktivitet të organizuar në Universitetin Utah Valley të mërkurën pasdite. Eventi ishte i pari në turneun vjeshtor të organizatës në kampuset e kolegjeve. Erika Kirk tha se turneu në kampus do të vazhdojë pavarësisht vdekjes së parakohshme të bashkëshortit të saj.

“Në një botë të mbushur me kaos, dyshime dhe pasiguri, zëri i burrit tim do të mbetet dhe do të tingëllojë më fort dhe më qartë se kurrë, dhe mençuria e tij do të qëndrojë.

Keqbërësit përgjegjës për vrasjen e burrit tim nuk kanë asnjë ide se çfarë kanë bërë. Të gjithë duhet ta dinë këtë: nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni asnjë ide se çfarë keni lëshuar në të gjithë vendin dhe këtë botë”, tha Erika Kirk

Në atë që organizata e përshkroi si fjalimin e saj drejtuar kombit, Erika Kirk falënderoi oficerët e zbatimit të ligjit dhe ata që u përfshinë në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e burrit të saj. Tyler Robinson, një 22-vjeçar, u arrestua të premten si autori i vrasjes së Charlie Kirk.

Ajo gjithashtu falënderoi zv.presidentin JD Vance, të cilin e quajti mik të ngushtë të burrit të saj, dhe presidentin Donald Trump.

“Zoti President, im shoq ju donte dhe e dinte që edhe ju e donit atë. Miqësia juaj ishte e mrekullueshme”, tha Erika Kirk.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?