Vrasja e çiftit Pasho, gjendet prova në apartament/ Shkak për krimin paratë ose mospranimi i Elona Kaleshit nga familja e Taulantit

24 Dhjetor 2020, 10:43| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 14:59

  • Share

Grupi hetimor i karabinierëve italianë pas orësh të gjata hetimesh në apartamentin e Elona Kaleshit, ish të dashurës së djalit të çiftit Pasho kanë arritur të mbledhin disa gjurmë të cilët mund të ndryshojnë rrjedhën e hetimeve. Në atë shtëpi mendohet se bashkëshortët Shpetim dhe Teuta Pasho të kenë kaluar natën e tyre të fundit të jetës, ndoshta atë të 1 nëntorit 2015.

Fati i Kaleshit varet pikërisht nga rezultatet e ADN-së dhe asaj që ato do të tregojnë pasi 36-vjeçarja shqiptare, gjendet në paraburgim e akuzuar për vrasje, masakrim dhe fshehje të trupave të viktimave.  Hetuesit, të udhëhequr nga prokurorja Ornella Galeotti, janë gjithnjë e më të bindur se gruaja kishte në plan për të eliminuar 'vjehrrit', për të vënë nën kontroll paratë që kishte çifti ose për shkak të zemërimit që ajo ndjente mbi të gjitha ndaj nënës së tij, e cila nuk e donte Elonën. Nga hetimet  del në pah se përveç marrëdhënieve të tensionuara brenda familjes Pasho, del se Teuta do t’i kishte dhënë ultimatum të birit për të zgjedhë ose të dashurën ose familjen.

Por kjo përballje mes nënës dhe djalit nuk ndodhi. Gjurmët e fundit të çiftit në jetë datojnë një ditë para se Taulant të lirohej nga burgu. Vrasja dyshohet se ndodhi në prag të lirimit të tij, ndërsa burri dhe gruaja ishin me pizhame, mbase edhe në gjumë dhe kufomat e tyre do të copëtoheshin me sharrë elektrike.

Këtë mëngjes Kaleshi, së bashku me avokatët e saj, Federico Febbo nga Prato dhe Antonio D’Orzi nga Empoli, ka një takim me gjyqtarin, Antonio Pezzuti, për të përcaktuar masën e sigurisë.

Misteri i valixheve nuk është zgjidhur ende plotësisht.  Elona, me siguri ka pasur edhe ndonjë bashkëpunëtor tjetër. Pastaj ka shumë pyetje edhe për valixhet, ku u mbajtën ato të fshehura për kaq kohë?


Lajmi kryesor:

Paratë, shkak i krimit makabër të vrasjes së çiftit Pasho në Itali/ Elona Kaleshi hesht në Gjykatë, gjenden në apartament prova që e implikojnë


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • linku: 24/12/2020 14:41

    Boll me kete ngjarje se po i nxirni bojen vetes......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?