I biri Taulant Pasho, çifti Pasho dhe nusja Elona Kaleshi

Kronikë

Vrasja e çiftit Pasho, hetimet marrin kthesë të rëndësishme! Gjendet prova e re në valixhe që të çon drejt autorit

26 Mars 2021, 21:52| Përditesimi: 26 Mars 2021, 22:10

  • Share

Hetimeve për vrasjen e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho u shtohet një provë e re e cila mund të çojë në identifikimin e autorit.

Referuar mediave italiane, në një nga valixhet ku ishin futur trupat e pajetë të çiftit Pasho të ndarë në disa copash është gjetur ADN-ja e një mashkulli. Ky është rezultati i analizave të kryera nga Karabinierët e Romës në emër të Prokurorit Publik të Firences.

Ndonëse ende nuk është zbuluar se kujt i përkasin këto gjurmë, të dyshuarit janë djali i bashkëshortëve të vrarë, Taulant, ish-partnerja e tij Elona Kaleshi e ndodhet pas hekurave dhe vëllai i saj Denis. Pavarësisht akuzave Kaleshi nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë krim, por Gjykata italiane e ka lënë në burg. Ajo dyshohet se e kreu vrasjen me paramendim, duke konfirmuar edhe njëherë faktin se lirimi i saj përbën “rrezik shoqëror “, dhe ekziston mundësia që ajo tëb përsërisë krimet.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm, derisa u gjetën pranë burgut në Solliciano.

Policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar, ndërsa më parë janë gjetur gjurmë në apartament në vendin ku hetuesit pretendojnë se është kryer vrasja e dyfishtë. Çifti shqiptar kishte mbërritur një muaj para zhdukjes nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre Taulantin i cili do të lirohej nga burgu më 2 nëntor, por kontaktet e fundit të bashkëshortëve ndërpriten në datën 1 nëntor. 

E fundit që i kishte parë ishte Elona, ​​e cila kishte marrë me qira atë shtëpi në emrin e saj, nga e cila një grua, në ditët në vijim, u pa tek transportonte disa valixhe të cilat kishin erë. Megjithatë një shtatzëni e ndërprerë disa ditë para lirimit të të dashurit të saj dhe gënjeshtrat që pasuan më pas e bëjnë atë të dyshuarën kryesore për krimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?