ITALI- Autoritetet italiane kanë rindërtuar dinamikën e krimit të trefishtë në Itali, ku Viron Karabollaj vrau ish-bashkëshorten, Mynevere Karabollaj (Myrtaj), ose Vera siç thirrej nga miqtë, bashkë me të dashurin e saj 23-vjeçarin Flonino Merkuri e më pas veten. Ajo u nda nga i shoqi tre vjet më parë dhe jetonte me dy vajzat e saj në Spinea (Venecia). Për një vit e gjysmë ajo kishte një partner të ri. Një lidhje që mund të ketë shkaktuar xhelozinë e ish-it që i vrau të dy të dielën e 20 nëntorit.
Viron Karabollaj qëlloi fillimisht në kokë ish-bashkëshorten e më pas sulmoi me dhunë partneren e tij të re, Flonino Merkuri, duke e goditur me thikë vazhdimisht dhe më pas e ndoqi deri në garazhin e shtëpisë, ku i riu tentoi më kot të ikte për t'i shpëtuar sulmit brutal.
Në këtë pikë dyzet e një vjeçari me kombësi shqiptare ishte kthyer lart për të vrarë Vera Myrtaj me thikë. Autopsia numëroi gjithsej dhjetë goditje, nga të cilat ata që arritën në zemrën dhe mushkëritë e tridhjetë e shtatë vjeçares ishin fatale. Ndërsa goditjet që kishte marrë Flonino Mërkuri ishin 55 dhe ata i prekën pjesë të ndryshme jetike, duke e vrarë në vend 23-vjeçarin.
Hetuesit rindërtojnë kështu dinamikën e vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e së dielës së kaluar, mes orës 18:00-18:30, brenda vilës në via Leopardi, në Spinea, ku jetonte çifti. Karabollaj kishte sjellë me vete pistoletën që përdori për të qëlluar ish-bashkëshorten e tij: një armë që me siguri e kishte modifikuar vetë, por e bënte atë jo vdekjeprurëse. Plumbi që e ka goditur tridhjetë e shtatë vjeçaren në kokë, në nivelin e syve, në fakt nuk i ka shkaktuar vdekjen dhe për këtë Karabollaj i është dashur t’i shkaktojë plagë me thikë në trupin e gruas.
Pasi përfunduan autopsitë e kryera nga mjeku ligjor Carlo Terranova, zv/prokurorja Daniela Moroni dje u dha leje familjarëve për varrimin, i cili do të bëhet në ditët në vijim. Prokurori me siguri do të urdhërojë një ekspertizë për armën përpara mbylljes së hetimeve. Dosja është e destinuar të arkivohet pas vdekjes së autorit: pasi përfundoi planin e tij të çmendur, Karabollarj vrau veten brenda një kasolle të kompanisë për të cilën punonte.
Në mënyrë të pabesueshme, asnjë nga fqinjët nuk dëgjoi zhurmë: as të shtënat dhe as britmat e viktimave. Të vetmet klithma që u dëgjuan dhe u raportuan në hetues ishin ato të vajzës së Verës, e cila duke u kthyer në shtëpi në mbrëmje, zbuloi trupin e Floninos në garazh.
Prokuroria Publike tashmë ka përfshirë Gjykatën për të Mitur e cila do të duhet të merret me dy vajzat e Verës, të mbetura në mënyrë dramatike pa të dy prindërit.