Presidenti Ilir Meta

Politikë

Vrasja e Demir Backës në Fier dhe grabitja e biznesmenit në Nikël, Meta: Kërcënim serioz për rendin e sigurinë e jetës! Institucionet të bashkëpunojnë për të kapur autorët

25 Tetor 2021, 10:08| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 10:33

  • Share

'Ngjarje të rënda që përbëjnë një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë e jetës e pronës në vend', kështu i ka konsideruar Presidenti Ilir Meta ngjarjet e fundit të ndodhura në vend, ekzekutimin e Demir Backa mbrëmjen e së shtunës dhe grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Me një postim në Facebook, Meta shkruan se këto ngjarje përbëjnë një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë e jetës e pronës në vend.

Ai i bën thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ të Shtetit që të bashkëpunojnë për të vënë përpara përgjegjësisë autorët.

"Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.

Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale", shkruan Meta.

Në pak orë diferencë dy ngjarje të rënda ndodhën në vend, një ishte vrasja në Fier e Demir Backës pranë një qendre tregtare, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga dy autorë me një mjet në lëvizje. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me personat me influencë në Fier, dyshohet se kanë qenë dhe shkaku i ekzekutimit të tij.

Po ashtu gjatë orëve të para të mëngjesit në Fushë Krujë, 10 persona të armatosur dhe me maska kanë dhunuar biznesmenin Nazmi Çungu dhe i kanë vjedhur atij para cash dhe sende të çmuara që kapin vlerën e mbi 100 mijë eurove.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 25/10/2021 13:41

    Sa hipokrit dhe I paskrupullt je more Ilir

    Përgjigju
  • spak usa: 25/10/2021 12:47

    ja dhe shembulli i krimit korrupsionit del vete me kembet e tija , ik or kokedaulle je ti me sali berishe e kompani qe eskaterrove kete vend. vendi yt eshte ne rec bashke me shume zollumqare qe te ndjekin nga pas

    Përgjigju
  • Tutu: 25/10/2021 11:04

    Teoria e Darvinit .. seleksionimi brenda llojit eshte i pashmangshem… nje “ bisnesmen” alla shqiptarshendhe nje ish polic shume i kamur me kursimet nga rroga e policit behet bisnesmen ( kushedi cfare pazari ka prishur )… ne qe shohim punen tone nuk na bie njeri ne qafe , dhe po na ra ty Like nuk te rruhet fare… ky lloji i pare jane vellezerit e tu shpirterore ndaj te duket tronditese… populi thote : ç’te mbjellesh do korresh..!!

    Përgjigju
  • Fieri: 25/10/2021 10:20

    Mblidh zagaret e tu qe i ke leshuar te bejne terror. Jane punet e tua me lidhjet me keta kriminele. Kur te vesh ne burg o Like, thirri te luani domino me cubat e tu. Ke fytyre ti te analizosh situaten e rendit. Ti dhe vetem ti je organizatori i ketyre perplasjeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?