Arben Isufi dhe viktima Demir Backa

Kronikë

Vrasja e Demir Backës në Fier, merret në pyetje Arben Isufi i njohur si 'Ben Qimja'! Policia e kërkoi prej ditësh por nuk e gjente

3 Nëntor 2021, 13:22| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 13:30

  • Share

Teksa kanë kaluar 10 ditë nga ekzekutimi i Demir Backës në Fier, ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Pasi i shkoi disa herë në shtëpi Arben Isufit, i njohur si 'Ben Qimja', me të cilin Backa ka patur një konflikt rreth 1 vit e gjysmë më parë, mësohet se sot Isufi ka dëshmuar. 

Pavarësisht se e kanë kërkuar disa herë në shtëpi, për ta marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, policia nuk e ka gjetur atë. Sot ai është marrë në pyetje nga  oficerë të policisë. Ende nuk ka informacion deri tani se çfarë ka thënë. 

Në vrasjen e Demir Backës dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.

57 vjecari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital.

2 autorët qëlluan Demir Baçkën nga një makinë tip Benz, në lëvizje, me targa kosovare. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në anën tjetër të qytetit, një mjet po Benz u gjet totalisht i djegur, ndërsa mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juli: 03/11/2021 20:33

    Hotelin mbi elia dhe hotelin te ede keckes atje rii tek delta forc

    Përgjigju
  • Fieraku: 03/11/2021 16:33

    Ky ju fut detit me kembe nese e ka bere. Edhe nese se ka bere do ishte mire te investonte te gjente kush e beri se do e shfarosin.

    Përgjigju
    • Hysa: 04/11/2021 13:12

      Vetem Fierak sje ti qe na hiqesh si Fieraku, e sigurt je nga zhupani i mallistave. Po ku e njef ti Benin o mallist zhupani. Jo vetem detit i futet ne kembe po edhe Himlajave, por ska te bej ai me vrasjen. E dine te vetet kush jua ka bere e dine shume mire. Te kerkojne andej nga kane bere ca pagesa te renda para nje viti se do ju dali per mire.

    • O juli: 03/11/2021 19:22

      O juli ca bande ka qimja ne vlore. Kush na qenka hoteli ktij se kushedi mos kemi rastis kur kemi qene me pushime ne radhime.

    • asdfg: 03/11/2021 18:29

      hahahah hajde koment hajde.. backallinjt trimerin me te madhe te shkojn nga tregu te grabisin ndonj kov me gjiz kjo eshte trimeria me e madhe hahaha

    • Juli: 03/11/2021 17:45

      Po ai e ka bere me banden e ti qe e ka ne vlore qe rine tek oteli ti ne radhime vrane alemt djali per cfare nje e 5 nga toka po shtet muti ska as polici e as prekurori se po te duan i gjejne te gjitha se jemi me te plotefuqishem i dine kush ajduti e kushe eshte vrasesi dhe kush punon me ndershmeri po plicia vete tek me te doptit turp i mdhe

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?