Ish-komandoja greke, Eftimio Eftimiu, tashmë ka një vendim të formës së prerë me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Apeli në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu.
Ish komandoja e forcave ushtarake të vendit fqinj u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 9 janar të vitit 2018.
Dënimi përputhet edhe me pretencën e SPAK, i cili kërkoi dënimin me burg përjerë, për Eftimiun.
Gjithashtu togat e zeza të Apelit të GJKKO-së, dënuan me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion e dënoi shtatorin e kaluar ish specialin e ushtrisë greke Ethimious Efthimiou me burg përjetë.
Ai vrau Devi Kasmin më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë. Ethimious Efthimiou akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit i porositur nga një grup tjetër për prishje të pazareve të drogës.
Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë.
Vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.
Vaksinat kineze jane ndoshta ato me efikasitet me te larte !
Përgjigju