Kronikë
Top 24

Vrasja e djeshme e Majollarit në Tiranë, ja foto e ekzekutorit Kastriot Gjuzi

11 Prill 2018, 19:07| Përditesimi: 12 Prill 2018, 09:58

  • Share

Është bërë publike sot foto e vrasësit të dyshuar të Mario Majollarit, Kastriot Gjuzi.

Majollari u ekzekutua me tre plumba me silenciator dje pranë banesës së tij.

Sipas të dhënave, i riu Majollari është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy persona, po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit në kryeqytet. Një nga viktimat është Ilir Gjuzi, vëllai i Kastriot Gjuzit, i ekzekutuar në vitin 2000 nga Avni Majollari. Ndërsa viktima e dytë, Armando Nelaj, ka qenë ish-kunati i Avni Majollarit. Kur babai i tij kreu krimin e dyfishtë, Mario Majollari ishte vetëm 10-vjeç.


Kastriot Gjuzi

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pashko: 11/04/2018 21:45

    Burg perjet . Gjynah ai ka qen femi kur i ati ka ber vrasje nuk kishte asnje faj

    Përgjigju
    • zana: 11/04/2018 22:20

      burgim te perjetshem te shkoj te krimineli tjetet

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?