Foto: Viktima, Dritan Idrizi
Autori i vrasjes së Dritan Idrizit më 7 gusht në periferi të Tavullias të Italisë ka pranuar krimin dhe ka pranuar dhe të bashkëpunojnë me hetuesit. Shqiptari Dritan Idrizi, kishte shkuar me dy miq të tij tek shtëpia fermë në periferi të Tavullias ku jetonte Artur Cerria me gruan dhe djalin e tij.
Në dëshminë e tij, Cërria ai ka thënë se kishte qenë djali 18 vjeç që e kishte marrë në telefon për ti thënë se disa persona po e prisnin jashtë banesës.
Gruaja e tij është përpjekur t'i qetësojë por është goditur nga një shkop. Në momentin që ka mbërritur, Arturi ka parë Idrizin që nxirrte diçka nga rripi i pantallonave. Ishte një çekiç, por mendoi se ishte armë, kështu mori thikën dhe e goditi.
Vetë Cërria është goditur me çekiç mes shpatullës dhe qafës e pjesës së pasme të kokës. Edhe djali që është përpjekur për të mbrojtur të ëmën ka marrë goditje. I mbuluar nga gjaku dhe i frikësuar për veten dhe të gjithë familjen ka lajmëruar policinë. Ka dëgjuar të thonë ‘Vritini të gjithë’.
Thirrja e policisë dhe plagët që kishte marrë Idrizi kishin detyruar agresorët të largoheshin. Përveç Artur Cerrisë që është tashmë i arrestuar si autor kryesor, në pranga përfunduan edhe dy miqtë e viktimës, që nisën sherrin në fermë, Gili Quedari, 28 vjeç, dhe Admir Shoshari, 54 vjeç.
Të tre prite të dalin në gjykatë të hënën, ndërsa sot do të bëhet autopsia viktimës.
Klienti im thotë se kishte drejtuar goditjet drejt barkut por pa ditur se e kishte vrarë. Mbrojti familjen dhe veten nga një sulm brutal. Jemi në kushte te vetëmbrojtjes’ thotë avokati i Cerrisë, Matteo Mattioli, shkruan Corriere Adriatiko
Shkak ishte marrja e shumës prej 5 mijë euro që viktima pretendonte se i detyrohej Cerria, të cilën refuzonte ta paguajë dhe kjo vijoi më pas me përleshje jashtë shtëpisë. Ndërkohë policia po heton dhe pista të tjera.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, emrat e 3 të arrestuarve! Zbardhet dëshmia e autorit: Bërtiste 'Vritini të gjithë!'
S.G/ReportTv.al