Mark dhe Melissa Hortman

Bota

SHBA/ Vrau ligjvënësen në Minnesota dhe bashkëshortin e saj, arrestohet autori i dyshuar

16 Qershor, 08:32| Përditesimi: 16 Qershor, 16:10

  • Share

Një 57-vjeçar, i identifikuar si Vance Luther Boelter, është arrestuar nga policia  si i dyshuar për vrasjen e një ligjvënëseje demokrate të shtetit të Minnesotës në SHBA. Boelter dyshohet se qëlloi për vdekje Melissa Hortman, demokraten në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës, dhe bashkëshortin e saj, Mark, në shtëpinë e tyre të shtunën.

Autoritetet thanë se Boelter dyshohet se qëlloi dhe plagosi gjithashtu një ligjvënës tjetër demokrat, senatorin e shtetit John Hoffman, dhe gruan e tij Yvette në shtëpinë e tyre disa kilometra larg.

Guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, e përshkroi ngjarjen si një "vrasje të motivuar politikisht".

Boelter përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe dy akuza për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë. Tre nga këto akuza janë të dënueshme me burgim deri në 40 vjet. Policia thotë se ai ishte i armatosur në kohën e arrestimit në një zonë rurale në perëndim të Minneapolis, por u dorëzua.

Operacioni për kapjen e Boelter, i mbështetur në punën e qindra detektivëve dhe një game të gjerë agjencish federale, shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit, ishte ndjekja më e madhe e një njeriu në historinë e shtetit, tha shefi i policisë së Brooklyn Park, Mark Bruley.

Vrasja ishte episodi më i fundit i dhunës politike të profilit të lartë në SHBA. Incidente të tilla kanë variuar nga një sulm në vitin 2022 ndaj bashkëshortit të ish-kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në shtëpinë e tyre, deri te një përpjekje për vrasjen e Donald Trump vitin e kaluar dhe një sulm me zjarrvënie në shtëpinë e guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro, në prill.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?