Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Apeli i Shkodrës lë në burg Rrok Pepajn babanë e njërit autor

6 Nëntor 2020, 13:26| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 17:55

  • Share

SHKODËRGjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepajt, ky i fundit i akuzuar për vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe.

Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se është e djalit të Danjel Pepaj që ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Gjykata e shkallës së parë e la me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasin Rrok Pepaj ndërsa të njëjtën masë siguria dha edhe gjykata e apelit në Shkodër. I vetmi ndryshim është se apeli ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e Rrok Pepaj ndërsa masën e sigurisë ndaj tij nuk e ka ndryshuar.

Në sallën e gjyqit mësohet se Rrok Pepaj ashtu si në shkallën e parë edhe tek apeli ka mohuar se ai ka lidhje me kultivimin e kanabis sativa.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me kultivimin e kanabisit. Nuk kam patur asnjë dijeni për parcelën dhe nuk e di nëse është e djalit tim apo jo sepse nuk më ka thënë asgjë. Unë nuk e di as sot se ku e kam djalin tim dhe për më tepër nuk e di nëse është i gjallë apo i vdekur. Nuk kam patur asnjë informacion as gjatë atyre ditëve dhe as tani më mbrapa. Unë nuk kam komunikuar me djalin tim as ditën kur ka ndodhur ngjarja dhe as më pas dhe nuk kam asnjë informacion për të nëse është i gjallë apo i vdekur. Unë kam dalë bashkë me policinë për të kërkuar për viktimat sepse flitej se mund të ishin vrarë. Parcelën e drogës dhe viktimat afër saj i ka gjetur policia dhe më pas mua më kanë thënë policia se parcela është e jotja dhe se jam bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit por në fakt unë nuk kam asnjë lidhje me kanabisin. Unë kam kërkuar bashkë me policinë por pa e ditur se ku mund të ishin trupat ose parcela, thjeshtë kam dalë për të kërkuar bashkë me policinë për të parë se çfarë mund të kishte ndodhur”, ka deklaruar Rrok Pepaj përpara gjykatës së apelit.

Gjatë seancës avokati mbrojtës Ardjan Brunga kërkoi një masë më lehtësuese për klientin e tij Rrok Pepaj nga ana e gjykatës duke pretenduar se nuk ka patur dijeni për parcelën e drogës dhe se nuk është bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit dhe kjo sipas palës mbrojtëse konfirmohet edhe nga procesverbalet e policisë në të cilat thuhet se përpara se të gjendej parcela dhe dy trupat e pajetë është kërkuar edhe në disa zona të tjera. Danjel Pepaj i dyshuar për vrasjen e dyfishtë vijon të jetë në arrati ndërsa nuk dihet vendndodhja e tij.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?