SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest me burg për Rrok Pepajn, babanë e Danjel Pepajt, autorit të vrasjes së dy të rinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, në Malësinë e Madhe, të cilët u shpallën të zhdukur më 3 tetor dhe u gjetën pas pas 5 ditësh.
Rrok Pepaj është lënë në burg pasi akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit. Dy ditë më parë ka Pepaj dhënë dëshminë e tij për disa orë në policinë e Shkodrës para hetuesve, ku në fund policia ka vendosur arrestimin e tij pikërisht për dhënien të dëshmisë së rreme pasi sipas tyre ai është një person që ka pasur dijeni për ngjarjen. Pavarësisht masës së sigurisë sot në dëshminë e rradhës ai ka thënë se nuk ka patur dijeni për parcelën pasi ka mbjellë boronicë, ndërsa për sa i përket djalit ka shtuar se di vetëm se ai ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur.
Trupat e pajetë të të rinjve u gjetën të ndarë një njëri tjetri dhe të ekzekutuar me kallashnikov. Fillimisht Danjeli ka qëlluar mbi Vilsonin trupi i të cilit është bërë shoshë nga plumbat dhe më pas ka qëlluar nga frika kushëririn e tij Klementin pas shpine. Danjel Pepaj e mbante armën të fshehur në parcelën me kanabis në afërsi të fshatit Vrith, ku ndodhi dhe ekzekutimi i dy të rinjve.
Shkaku i ngjarjes është një parcelë me kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klemedit. Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish denuar për prodhim dhe shitje të drogës. Për hakmarrje, i riu që duhet t'i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur dhe më pas i ka vrarë ata.
Danjel Pepaj sipas burimeve të Report Tv dyshohet se menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi dhe ende është në kërkim.
Zbardhet dëshmia e Rrok Pepajt, babait të Danjel Pepaj, autorit të vrasjes së dy të rinjve në Malësi të Madhe pasi u la bë burg për dëshmi të rreme dhe bashëkpunëtor në kultivim kanabisi.
Në dëshminë e tij ai ka thënë se nuk ka patur dijeni për parcelën pasi ka mbjellë boronicë, ndërsa për sa i përket djalit ka shtuar se di vetëm se ai ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur.
"Nuk kam patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka patur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse une jam i semurë dhe kam edhe gruan të sëmurë", tha ai.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest me burg për Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepajt, autorit të vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe.
Ai akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Vrasja e dy të rinjve në Shkodër, zbardhet dëshmia e vëllait të Vilsonit: U zunë për një femër, më lanë në lokal dhe ikën të 3 në mal
B.K.//ReportTv.al