Daniel Pepaj dhe Rrok Pepaj

Kronikë

Vrasja e dy kushërinjve në Malësinë e Madhe, lirohet nga burgu babai i autorit

23 Qershor 2021, 12:58| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 15:00

  • Share

Rrok Pepaj, babai i autorit të vrasjes së 2 kushërinjve në parcelën e drogës në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, është liruar nga burgu. Babai i Danjel Pepajt i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, është lënë i lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Rrok Pepaj u la në burg për akuzën për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit. Pavarësisht masës së sigurisë PEpaj në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk ka patur dijeni për parcelën pasi ka mbjellë boronicë, ndërsa për sa i përket djalit theksoi se dinte vetëm se ai ka pasur një ngatërresë dhe se e kishin rrahur.

Trupat e pajetë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt u gjetën të ndarë një njëri tjetri dhe të ekzekutuar me kallashnikov. Fillimisht Danjeli ka qëlluar mbi Vilsonin trupi i të cilit ishte bërë shoshë nga plumbat dhe më pas kishte qëlluar nga frika kushëririn e tij Klementin pas shpine. Danjel Pepaj e mbante armën të fshehur në parcelën me kanabis në afërsi të fshatit Vrith, ku ndodhi dhe ekzekutimi i dy të rinjve. 

Shkaku i ngjarjes është një parcelë me kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klemedit. Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish denuar për prodhim dhe shitje të drogës.

Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 23/06/2021 17:01

    Se mberrin vjeshten ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?