Vëllezërit Bilali

Kronikë

Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër/ Reagon opozita

30 Mars 2019, 14:41| Përditesimi: 30 Mars 2019, 14:49

  • Share

Lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi Shkodrën gjatë paradites së sotme kanë reaguar edhe ish-deputetët demokratë të cilët fajësojnë Policinë e Shtetit dhe qeverinë e kryeministrit Rama, jo vetëm për ngjarjen e sotme por për të gjitha vrasjet e ndodhura gjatë ditëve të fundit në vend.

Ora 14:59
Noka: Shqipëria digjet, Edi Rama krihet

Ish-deputeti Flamur Noka ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Ai thotë se terrori dhe krimi po sundojnë Shkodrën dhe policia vetëm numëron të vrarët.

"Shkodra sot u zgjua nën pushtetin e krimit.Terrori dhe krimi në ate qytet sundon po aq kohe sa sundon dhe “Rilindja “.Policia e Lleshit është kthyer thjesht ne intstitut statistikash që vetëm numëron të vrarët.Shkodra dhe gjithë Shqipëria ka kohe qe po digjet e Edi Rama nga Ertv-te e tij cdo dite vec del e krihet.Shqiptaret si kurre ndonjehere te ngërthyer nga pushteti i varfërisë , “Iluzionisti psiqik”ne krye te pushtetit ju tregon se jetojne ne parajsen 3D te projektuar ne imagjinaten e psiqikes se tij", shkruan Noka.

1538745911_mulnoka.jpg

Ora 14:53
Vrasja në Shkodër/ Spahia: Ku je fshehur Sandër Lleshaj?!

Edhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia drejton gishtin nga Policia e Shtetit dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me vrasjen e vëllezërve Bilali të ndodhur sot në Shkodër.

"KU JE FSHEHUR SANDER LLESHAJ?

E shtuna nis me dy te vrare ne Shkoder! Pasiguri ne qytet edhe diten per diell! Sot policia angazhohet me urdher politik, per ndaluar e terrorizuar familjet e protestuesve, qe kane trembur keq kryeministrin, e nuk arrin te beje detyren kryesore: sigurine e jetes se qytetarit! Sander Lleshaj nese ke kaq merak friken e kryeministrit, behu bodyguard i tij, por edhe per ate pak kohe qe do jesh ne postin e ministrit te brendshem, siguria e qytetareve duhet te jete prioriteti! Edhe si statistika keto raste jane te frikshme per qytetaret! Eshte koha te shporreni!  #SiguriPerQytetaret", shkruan Saphia.

1544726072_BardhSpahia1.jpg

Ora 14:48
Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Boçi: Qyteti i humorit si Palermo, krimit nuk i hyn gjemb në këmbë

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me vrasjen dyfishtë të ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Ai e krahason Shkodrën me Palermon. Ai thotë se ne këtë situatë nuk është vetëm Shkodra por e gjithë Shqipëria dhe për këtë fakt bën fajtore policinë e Shtetit pasi sipas tij ajo hesht edhe pse di gjithçka.

"JO VETËM SHKODRA

JO VETËM PALERMO

Kronikat e sotme të vrasjes së Shkodrës,  e paraqesin qytetin e humorit si Palermon e vendit.

Situata e rëndë kriminale me vrasje pareshtur,  e nxit këtë përcaktim.

Po nuk është vetëm Shkodra!

Palermo është dhe Elbasani.

Palermo është dhe Durrësi

Palermo është dhe Vlora

Palermo është dhe Tirana.

E gjithë Shqipëria është një Palermo.

Qytetet tona gdhihen dhe ngrysen me vrasje bandash, vrasje hakmarrjesh, vrasje shtetërore.

Krimi kontrollon sot votat, paratë, kanalet e narko-trafikut, në bashkëpunim të ngushtë më pushtetarë, politikanë qendrorë e vendorë.

Dhe atij nuk i hyn gjemb në këmbë.

Sepse policia hesht.

Policia nuk vepron, megjithëse di gjithçka.

Policia nuk ka vullnet, sepse drejtuesit e saj janë bërë njësh me interesat kriminale.

Stina e zgjedhjeve, nxit më shumë stinën e vrasjeve,  sepse krimi e di mirë që Ramës dhe skotës së tij i duhen votat dhe jo siguria e qytetarit.

Prandaj ne nuk jemi vetëm një Palermo e viteve 70-80.

Ne jemi më shumë se kaq.

Jemi vend që drejtohemi nga një organizatë kriminale e cila lan hesape, bën hesape, mbyll hesape, për hesap të pushtetit personal.

Në Palermo, krimin e organizatave e ndali protesta e qytetarëve.

Në Shqipëri kështu po ndodh...

Të vazhdojmë betejën me organizatën kriminale në pushtet.

Gjarpri i krimit mbytet nga koka!!!!!", shkuran Boçi.

1542116578_lucianoboci1.jpg

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fahri Pilafi: 30/03/2019 15:42

    Palermo e kthyet ju shqiperine ne 97 qe dha urdher krimineli juaj Berisha per hapjen e depove qe sot ky eshte bilanci juaj o maskara,o Spadhija ministrin LLeshi e ke ne shkoder mua me duket qe nuk eshte prej atyre burrave qe mshihet mendoj un, ndersa ti je nje shkerdhat qe veç leh nga larg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?