Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, reagon policia: Babë e bir u qëlluan me armë zjarri, nuk dihen arsyet

29 Qershor 2023, 18:04| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 18:27

  • Share

 

Policia ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës. Policia thotë se babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra janë qëlluar me armë zjarri për motive që ende nuk dihen.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta  janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë  për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.


Lajmi kryesor:

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin, qëllohet për vdekje kryeplaku i fshatit Bruçaj dhe djali i tij! Mbrëmë u dogjën shtëpinë, sot autorët i zunë në pritë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?