Ilir Xhepaj

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Ky është Ilir Xhepaj killeri që 3 muaj sapo doli nga burgu, realizoi dy atentate

27 Qershor 2020, 08:31| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 08:39

  • Share

TIRANË- Ky që po shihni në këtë foto është Ilir Xhepaj (Lika), i cili rezulton në kërkim nga policia e Laçit, pasi dyshohet se ka qenë pjesë e skuadrës, prej 4 personash të veshur si policë, që ekzekutuan me 20 plumba, Bujar Hasanin (Lika) dhe Paulin Gjergjin (Markaj). Nuk dihet ende nëse Ilir Xhepaj dhe viktima Bujar Hasani, kanë pasur një lidhje miqësie me njëri-tjetrin, kjo pasi të dy personat, para se të ndryshonin mbiemrin, mbanin të njëjtën llagap (Lika).

Sipas burimeve të policisë së Tiranës Ilir Xhepaj ka qenë njeriu që ka mbajtur të neutralizuar me armë dy djemtë e Paulin Gjergjit, 27 vjeçarin Nikolin dhe 21-vjeçarin Anton, në mënyrë që ata të mos lëviznin nga makina e tyre “Range-Rover”. Ndërkohë sipas policisë, është sërish Ilir Xhepaj ai që së bashku me një shok tjetër Elson (Oltion), Alija (Vlashi), kanë hyrë brenda në lokalin “A&A” duke ndihmuar të plagosurin Eduard Lamaj, pasi ky i fundit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me Bujar Hasanin, mbeti i dëmtuar me një plumb, në gjurin e këmbës së majtë. Për policinë dhe prokurorinë e Laçit Ilir Xhepaj konsiderohet si person i rrezikshëm në Mamuras dhe Kurbin. Ai është nga fshati Gjormi, i Mamurasit dhe autorët, por edhe Bujar Hasani njiheshin me njëri-tjetrin, pasi rezultojnë nga e njëjta zonë. Xhepaj kishte vetëm tre muaj që ishte liruar nga burgu dhe bënte një jetë mes Tiranës, Laçit dhe Lezhës. I dënuar më herët për grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë, Xhepaj, konsiderohet si një emër i rrezikshëm në këtë zonë.

Gjatë kohës së qëndrimit në liri Xhepaj, rezulton se në 15 maj 2020, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 33-vjeçarit Zef Marku, por pa mundur ta ekzekutojë atë. Pas disa ditësh hetime, prokuroria e Laçit ka vendosur të shpallë në kërkim Ilir Xhepaj për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj Zef Markut. Por edhe pse ishte në kërkim Xhepaj nuk është arritur të arrestohet nga policia, por ka lëvizur lirshëm në zonën e Kurbinit, duke u implikuar në një ngjarje akoma dhe më të rëndë, atë të vrasjes së biznesmenit të kazinove, Paulin Gjergjit dhe Bujar Hasanit. Tashmë sërish Xhepaj ka një mandat kërkimi të dytë nga prokuroria e Laçit dhe ende nuk është arritur të lokalizohet dhe arrestohet ky person. Bashkë me të në kërkim është dhe Elson (Oltion), Alija (Vlashi) si dhe Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie në Laç, Gjovalin Perkola.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cfare prodhone Shqiperia !: 27/06/2020 16:14

    Shife rrushin rrushin dhe piqet njesoje .Kriminele,, ishe.. Politikanet te dikurshme edhe nje pjese e sotem.. Familien shumica zero Ndergjegje,,ketyre malesoreve ,,sju behet faje shume ,se ketyre vetem Lopata Ju ben derman nga mengjezit deri sa te herresohet .. Perndryshe keta as nuk Jane bere dhe AS nuk behen ndonjehere njerez te thjeshte per te Jetuar kete jete te vetme..

    Përgjigju
  • Tope: 27/06/2020 14:16

    Vari leshte banda malokesh katolike, tribale te eger mesjetare!!!

    Përgjigju
    • Llazi: 28/06/2020 03:26

      Sa për punën e pedofilisë, Ky është një problem i madh i rrëfyer nga vetë Vatikani, Sa e sa gjykime gjykate ndaj priftërinjve pedofilët.

    • Robi: 27/06/2020 22:41

      E ti turkoshak i ndyre qe As nuk i njeh malesoret te duket vetja me i mire bastard kopil turku. Sa per informacion ajo banda eshte me shumice mysliman

    • Bole ti: 27/06/2020 20:04

      Ku na dolet ti jenicer i emancipu ku keni sa e sa raste qe per nje merrni perpara 30 vete, jeni edhe shume pedofila me qe ra fjala.

  • Niku: 27/06/2020 12:34

    Ore çfarë është llagapi???çudi e madhe ore gazetarë na thoni cilin fjalor të blejmë se na çmendët me këto fjalë.Në një fjali gjen gjermanishten,italishten,anglishten turken,dhe pak shqip.Nuk kemi mundësi të mbajme me vete 5 fjalor.

    Përgjigju
    • Tirona: 29/06/2020 01:21

      Llagapi o mbiemri o hason

    • Bledi: 28/06/2020 08:30

      Llagapi eshte nickname, si te therasin shoket..

  • Agjenti: 27/06/2020 11:09

    Normal qe leviste lirshem andej se kshu e kane ato zona me njohje dhe lidhje familjare. Shteti eshte inekzistent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?