Ekskluzive/ Rapsodi dhe miku i tij zbuluan kanabis në pronën e tyre, autori i ‘zënë’ mat i vrau me breshëri kallashnikovi! Arrrestohet disa orë më vonë

28 Prill 2020, 10:16| Përditesimi: 28 Prill 2020, 19:32

  • Share

LEZHË- U nisën me motor për të vizituar shtëpitë e vjetra në fshatin Lalm Lukaj, por u përballën me një person të armatosur që kishte mbjellë kanabis në tokat e tyre. I tillë është motivi që fshihet pas krimit të rëndë të një ditë më parë, ku u ekzekutuan me breshëri automatiku, rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni.

Pa pasur dijeni për atë se çfarë ndodhte në tokat e tyre në zonën e thellë malore, Aleksandër Përdoda, i arrestuar këtë të martë pas hetimeve nga policia dhe Prokuroria e Lezhës,  i ka qëlluar me armë sapo dy shokët kanë zbuluar veprimtarinë e tij kriminale. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra.  

Teksa Përdoda është vënë në pranga, vëllai i tij, Edmond Përdoda është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ndihmuar vëllanë të fshehë çdo gjurmë të krimit. Policia ende nuk ka gjetur armën e krimit, ndërsa në vendngjarje ishte motori i të ndjerëve dhe një thes buzë rrugicës, me 8 kg të jonxhë.

Pjesën më të madhe të plumbave i ka marrë në kokë Simoni, i cili është qëlluar në një distancë të afërt, ndërsa Murrani ka marrë 9 plumba në trup. Burime për Report Tv thonë se nga analizimi që i është bërë qelizave telefonike, Përdoda ka qenë afër vendit të krimit, por referuar dëshmisë së tij dhënë në komisariat, ai ka mohuar të jetë autor i vrasjes së dyfishtë.
1588090646_AleksanderPerdoda.jpg

Aleksandër Përdoda

Aleksandër Përdora ka qenë i arrestuar edhe më herët nga policia për tenativë vrasje, por është liruar më pas në rrethana të paqarta. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Përdoda ishte një person problematik, i cili ka pasur konflikte edhe me persona të tjerë në zonë për çështje pronësie pasi pretendonte se i kishin hyrë në pronën e tij në fshatin Lalm Lukaj.

Ora 11:41
Ekzekutimi i rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë/ I arrestuari mohon krimin: S'kam lidhje me ngjarjen

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Aleksandër Përdoda ka mohuar që të ketë vrarë rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni. Në dëshminë e dhënë në Komisariat, mësohet se Përdoda ka mohuar krimin, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, megjithatë hetimet vijojnë.

40-vjeçari, autor i dyshuar, ka qenë i arrestuar më herët për vrasje e mbetur në tentativë, por është lënë i lirë.

Ora 10:24
Ekzekutimi i dyfishtë në Lezhë/ Arrestohet autori i dyshuar, në kërkim i vëllai...e ndihmoi për t'u fshehur! Policia: Vrasja për motive pronësie

1588057954_lezherapsodi.jpg

Vetëm pak orë pas vrasjes, është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar për vrasjen e rapsodit të njohur Kol Murrani dhe mikur të tij, Preng Simoni. Në pranga kanë rënë Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, e ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai i tij Edmond Përdoda.

"Zbardhet ngjarja e ditës së djeshme në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, ku u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S.

Identifikohet dhe arrestohet autori kryesor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, për përkrahje të autorit të krimit.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, Lezhë, ku u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, i përbërë nga specialistët e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan edhe grupe të FNSH Shkodër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, u bë i mundur sigurimi i provave për autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi  A. P., 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal  në fushën e krimeve ndaj personit.

Bazuar në prova të arsyeshme, Policia bëri kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. P. dhe në përfundim të veprimeve  u bë ndalimi i këtij shtetasi, për veprën penale "Vrasja".

Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E. P., i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave. Nga tërësia e veprimeve dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij. Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. P., si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit", njofton policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loku: 28/04/2020 20:25

    Nuk e kuptoj pse gjykoni me dallime krahinash.......Ca' kan jugort osé siq thote njeri ktu se veq tropojant e kuksiant Jan burra ......hahhahahahahah edhe ti Lali si kusjan e tropojan qenke i thate nga trute e kokes e i ceket ne shprehje. Historia e di kush Jan burrat e vertet te trojeve shqiptaret. Nejse ngushellime familjeve dhe i krist pushka per mire atij qe i takon te terhekun kembzen . Rrespekt per Burrat e Mirdites.

    Përgjigju
  • shaban: 28/04/2020 19:57

    merrjani pronat ketyre cubave e jepjani te demtuarve hiquni gurin e themelit qe tju humbi fara.

    Përgjigju
  • jugor: 28/04/2020 18:24

    keta i ka vrare budallalliku se dhe me qene qe tjetri mbillte droge ne pronen tende, nuk shkohet si Pi*** ne dasem. nejse perzgjedhja darviniane me e forte se kure ne shqiperi ...

    Përgjigju
    • Shaban: 28/04/2020 19:56

      pjelle gomari kerric te kane pjelle dhe ty

  • Uku Momlit: 28/04/2020 16:04

    Ju lutem mos "përgojoni policinë e partise"! Si mo paska fidana droge ne ate skaj te paster? Mos!Mos shkoni e shkruani keshtu se policia e bashkimkoplikut,agronmusarajt,dreqit@birit e deri te e tahirsajmirit@xheneral lleshit asht per pisllikun politik shqiptar si gjethja e preshit te fresket plot vitamina

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 28/04/2020 15:24

    Ha ha ha! Si Petrit Dushi qe vrau ate qe e strehonte dhe qe i jepte buke!!

    Përgjigju
  • Fiqo myzeqari: 28/04/2020 14:53

    Te vetmit qe mund te quhen malesore jane ata te Tropojes dhe Kuksit, gjith te tjeret jane kokrat e malokve.bejne dhe si burra nderi keta mirditorët.

    Përgjigju
    • @ o lulo gjynafqari: 28/04/2020 23:40

      Po andej nga vorio___epileshi

    • loku: 28/04/2020 20:18

      O fiqo ,ti ne emer dukesh qe sje shqiptar por pjell Turku .

    • Arki: 28/04/2020 15:34

      Malsor asht ai qe i ka rezistu cdo lloje pushtimi e ska ndryshu. Kta qe thu ti jan ba turqeli jo malsor. Malsor n veri kan ngel vec malsort e dukagjinit dhe mirditort qe kane ba luft me cdo lloje pushtusi, perfshi dhe regjimin komunist te enver hoxhes. Kta skane ndryshu identitet tash ktu e 600 vjet, te tjert jane shit me cdo lloj regjimi e cdo lloj pushtusi.

  • Liu: 28/04/2020 12:51

    O Viçidol jo veç armet por dhe tokat eshte krimi qe i ka bo shqiptareve ky kriminel i shum rrezikshem me bandat qe mban mbas vetes , duke filluat nga prokuroret & gjygjtaret dhe kriminela qe i ka rreth vehtes + dhe mediat e tija.

    Përgjigju
  • Arkitekti: 28/04/2020 12:02

    Bravo policia e Lezhes! Njerezit qe duan te vrasin nuk i ndalon dot jo policia po as perendia, i gjithe sekreti eshte qe keto vrasje te zbardhen nga policia dhe tu jepet mesazh te tjereve qe te mendohen dy here para se ta bejne dicka te tille se perfundojne pas hekurave. Ne Durres shume vrasje te pazbardhura ne te njejtin vend, ku jane agjentat e krimeve ku eshte policia kriminale e Durresit?!

    Përgjigju
    • Gajdexhiu: 28/04/2020 14:47

      Ke degjuar ndonjehere per parandalim krimi? E di ça eshte? Sikur e zhduku minister Leshi hashashin. Hashashin e Tahirit. Ne Shqiperi s’ka polici. Ka BANDE TE RILINDJES

    • Loku: 28/04/2020 14:32

      Ku asht problemi ai mbrojti punen dhe djersen e tij po fajin e ka Edvini qe preu burimin e te ardhurave te malcoreve... rrofte Birisha

  • tori: 28/04/2020 11:29

    Te gjithe jeten me kte pune jane marre merditoret

    Përgjigju
  • Landi: 28/04/2020 10:35

    Keto malokt qe vriten per tok i kapni kollaj ju , po te shikojm vrasjen e durresit a do i kapni

    Përgjigju
    • Bujar: 28/04/2020 16:06

      Mos u merzit Lando se do i kapin edhe ata, se malok jane, nuk meret d'ora jone me maloket se vetem kollare jane me su me bo,nuk e pe ca bone ata te Angelis ngaterrune tre shtete. Nuk te vret kush kot o lum miku.

    • Vicidoli: 28/04/2020 12:22

      Ndaj duhet vlersu Birisha i bani tan me arme per ne mbrojt pronen nderin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?