Shkoder- Policia e Shkodrës vijon kërkimet për arrestimin e dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel 'Holiday' në plazhin e Velipojës, të cilët akuzohen se vranë Ersild Ishmin, 33 vjeç dhe kunatin e tij Arsid Hoxha, 22 vjeç. (Hoxha rezulton burri i motrës së Ersildit) rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 19 gushtit 2024.
Viktimat kishin shkuar për tu sqaruar me pronarët e hotel “Holiday”, por konflikti mes tyre ka agravuar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, përballë hotel “Holiday”.
Në këtë atentat mbeti i plagosur aksidentalisht dhe kamerieri, Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër, i cili pas mjekimit në spital është ndaluar nga policia. Bashkë me të është arrestuar dhe Marjo Pali, 29 vjeç banues në Shkodër. Të dy janë punonjës në hotelin në pronësi të vëllezërve Frroku, por roli i tyre në ngjarje ende nuk është sqaruar nga policia.
Zyber Zagrad rreth orës 23:20, ishte paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës, i dëmtuar lehtë në këmbë.
'Këta 2 shtetas, Marjo Pali dhe Zyber Zagrab, punonjës në një lokal në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja e mbrëmshme, dyshohet se janë përfshirë në konfliktin ndërmjet shtetasve Edmir Frroku, Gëzim Frroku, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Shtetasi Zyber Zagrad, rreth orës 23:20, është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës, i dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri. Ai dyshohet se është plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri' informoi sot policia e Shkodrës.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të strukturave në varësi të saj, të mbështetura nga grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, vijojnë intensivisht kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve Eduart Frroku dhe Gëzim Frroku.', njofton më tej policia.
Çfarë dimë nga vrasja e dyfishtë?
Ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt i ndodhur mesditën e 28 qershorit 2024 në hotelin e dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku, ku Ersid Ishmi kishte shkuar për të drekuar. Kamerieri në restorant, kushëri me Ishmin ka debatuar me kuzhinierin pasi është vonuar porosia. Në këtë debat ka ndërhyrë 33-vjecari Ishmi, i cili ka nxjerrë pistoletën në restorantin e familjes Frroku dhe ka kërcënuar me jetë kuzhinierin. Ishmi u arrestua në Vaun e Dejës më 14 korrik dhe gjykata e Shkodrës la në masë sigurie “arrest shtëpie”.
Mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi theu masën e sigurisë, mori me vete kunatin Arsid Hoxhën dhe shkuan tek hoteli për të sqaruar konfliktin që kishin lënë përgjysmë. Rreth orës 21:00 ka pasur konflikt mes dy vëllezërve Frroku dhe dy kunetërve përpara hotelit.
Dy vëllezërit kanë qëlluar me armë duke lënë të plagosur rëndë dy kunetërit Hoxha dhe Ishmi të cilët gjetën vdekjen sapo hynë në sallën e operacionit në spitalin e Shkodrës. Ersild Ishmi është goditur nga 3 plumba në gjoks e bark, ndërsa Hoxha është goditur nga 2 plumba po në gjoks e në bark.
Zef Frroku, xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy të rinjtë dje në Velipojë, në një deklaratë për media, tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria dhe Gjykata që ka liruar një nga viktimat, Ersild Ishmin.
Para dy javësh kanë pasur një konflikt, e kam parë në Tv. E ka marrë shteti, e ka liruar për tre-katër ditë (Flet për Ersild Ishmin). Shteti s’ka bërë mirë që e ka lëshuar, Policia e ka çuar atje, ai prokuror e gjykatës që e ka lëshuar s’ka bërë fare mire, as për ne, as për familjen tyre, rrezik për ne, familjen tyre dhe shtetin që favorizon kriminelë që vijnë këtu e bëjnë terror"
Viktima: Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës i Ersildit)
I plagosur: Zyber Zagrad, 26 vjeç kamarier në hotelin "Holiday" në plazhin e Velipojës, banues në Dibër
Në kërkim: Edmir Frroku dhe Gëzim Frroku. Dy vëllezër, pronarë të hotel Holiday në Velipojë
Arrestohet Zyber Zagrad, kamarieri dhe Marjo Pali, banues në Shkodër punëtor i hotelit
Foto: Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, viktimat e vrasjes në Velipojë, 19 gusht 2024
Foto: Gëzim dhe Edmir Frroku, dy vëllezërit pronarë të hotelit 'Holiday' në Velipojë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, përballë hotel “Holiday”, ku dy vëllezërit pronarë të hotelit në plazhin e Velipojës, Edmir dhe Gëzim Frroku vranë me armë zjarri 33-vjeçarin Ersild Ishmi dhe kunatin e tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës).
Shqiptarja.com ka siguruar videon e sherrit të datës 28 qershor 2024, nga ku e ka zanafillën ngjarja e rëndë që tronditi Velipojën më 19 gusht 2024.
Në videon e siguruar, dallohet konfilkti që ka nisur fillimisht me biseda dhe më pas është përshkallëzuar në konfrontim fizik mes të pranishmëve në hotel 'Holiday'.
Sipas informacioneve tashmë publike edhe nga policia e Shkodrës, konflikti në fjalë ka ndodhur më 28 Qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të lokalit dhe pronarëve të hotelit.
Ersild Ishmi kishte shkuar për të drekuar në hotel dhe kamerieri në restorant, kushëri me Ishmin ka debatuar me kuzhinierin pasi është vonuar porosia.
Në këtë debat ka ndërhyrë 33-vjecari Ishmi, i cili ka nxjerrë pistoletën në restorantin e familjes Frroku dhe ka kërcënuar me jetë kuzhinierin.
Siç shihet edhe nga pamjet, si fillim palët bisedojnë qetësisht më pas situata agravon në konfrontim fizik. Pjesë e konfliktit shihet se kanë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre edhe një grua.
Viktima Arsid Hoxha
Report Tv ka siguruar foton e viktimës Arsid Hoxha, i vrarë mbrëmë së bashku me Ersid Ishmin prej vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku.
Hoxha dhe Ishmi u vranë si pasojë e një konflikti të nisur në muajin qershor, ku Ishmi kanosi me armë zjarri kuzhinierin e hotelit në pronësi të dy vëllezërve autor të krimit të djeshëm.
Shqiptarja.com zbardh dëshminë e kamarierit të hotel “Holiday’ në plazhin e Velipojës i cili në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme mes dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku dhe Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës mbeti i plagosur
“Fillimisht persanat janë konfliktuar me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit Frroku kanë marrë armën e kanë qëlluar në drejtim të Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës. Ai ka pohuar se ka pasur konflikt në datën 28 qershor ku ka qenë i përfshirë Ersild Ishmi. Ky i fundit kanosi me armë kuzhinierin e hotelit' ka thënë Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër.
Ai është plagosur gjatë konfliktit. E ndërsa vrasja ka ndodhur në orën 21:00 rreth orës 23:20, ai është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës. Ai është dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri.
Zef Frroku, xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy të rinjtë dje në Velipojë, në një deklaratë për media, tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria dhe Gjykata që ka liruar një nga viktimat, Ersild Ishmin. Xhaxhai i referohet ngjarjes së 30 qershorit, kur 33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton ka kanosur me armë kuzhinierin lokalit ‘Holiday’ në Velipojë. Ai thotë për mediat, se kërkojnë dejtësi, ndërsa sa u takon nipave që janë në arrati thotë se s'kanë kontaktuar.
Autorët e dyshuar, Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hotelit, kanë qëlluar disa herë ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës me armë zjarri.
'Para dy javësh kanë pasur një konflikt, e kam parë në Tv. E ka marrë shteti, e ka liruar për tre-katër ditë. Shteti s’ka bërë mirë që e ka lëshuar, Policia e ka çuar atje, ai prokuror e gjykatës që e ka lëshuar s’ka bërë fare mire, as për ne, as për familjen tyre, rrezik për ne, familjen tyre dhe shtetin që favorizon kriminelë që vijnë këtu e bëjnë terror. Ky është rrezik.
S’kemi kontakte me nipin. Unë kam qenë në Bushat. Ata ngatërresat i trashegojnë tash e 20 vjet a më tepër. Nipat e mi, këtë mund e djersë, ata kanë shkuar që 14 vjeç në itali. Me llogarit punën që kanë bërë në Itali, për të bërë këtë biznes. Kanë ardhur e kanë investuar këtu.
Ne nuk kërkojmë asnjë prej shtetit, vetëm të drejtën e të madhit zot, sikur i ka hije drejtësisë. Kemi jetu me djersën e ballit.'- tha Frroku.
Foto: Vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku, pronarët e hoteli 'Holiday' në Velipojë, autorë të vrasjes së dysfishtë
Shqiptarja.com ka siguruar foto e dy autorëve të ngjarjes së rëndë në Velipojë ditën e djeshme ku mbetën të vrarë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.
Në foto janë dy vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku, të cilët kryen vrasjen e dyfishtë mbrëmë jashtë hotelit që ata kanë në pronësi.
Foto: Ersild Ishmi, i vrarë dje në Velipojë
Shqiptarja.com siguron foton e Ersild Ishmit, 33 vjeçarit I cili mbeti i vrarë dje në Velipojë, së bashku me kunatin e tij Arsid Hoxha.
Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, Gëzim dhe Edmir Frroku, pronarë të hotel ‘Holiday’ në Velipojë.
33-vjeçari rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e hotelit nw Velipojë pasi kishte kanosur kamarierin. 33 vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Në këtë moment pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotel Holiday. Më 14 korrik Ishmi policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie'
Ngjarja duket se nuk është harruar ngar 33 vjeçari, i cili ka marrë dhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i dy vëllezëre Frroku ku gjatë konfliktit janë qëlluar me armë.
90% e pronarve në velipojë çobaj dhish, u ban milionera tu zaptu token, dhe tash u ban me lek, po harami haram shkon, kryt hangshin. Kur shkon në velipoje lyp për hotel 80€ nata as nuk ju ban përshtypje si me than 800 lek. Si me ken dubaj ose zvicërr. Nuk shkohet ma në Shqipri me ato çmime, ma lir qumshti birra e pijet energjike atj atj se atje.
PërgjigjuBlerti asht djale zotni dhe nipat i ka tmire po kushedi punt si jane
PërgjigjuTi i njifke mire shume se ke pas shoqni me xhersin
Dhe e gjitha per nje pjate gjelle,e vonuar pak! Jam dakord me /PENSIONISTIN/,kur thote qe pronaret kane te drejte te mbrojne stafin,por do te kishte qene me mire qe ne vend te nxirrnin armen,te kishin lajmeruar policine.Nuk e di nese ishin vene ne dijeni te vendimit te gjykates per t'a lene nje nga viktimat ne arrest shtepie,aq me teper qe behej fjale per nje konflikt ku stafi i tyre dhe vete ishin perfshire,por ky ishte nje rast i mire per te njoftuar policine edhe thjesht per shkeljen e urdhereses,per te mos folur per ate c'ka ndodhi me pas.
PërgjigjuSi edi e si gzimi jan djem zotni! Nuk me besohet qe kan arrit me shkrep armen por ndonje hall i forte i ka ba
PërgjigjuShqiperia 2030. Do ta bej Edi Rama qe te vrien nga 5 njerez cdo dite. Te rroje partia.
PërgjigjuErvin të rrojë partia dhe Saliu! që e boni të mundur për ta shkatërruar shtetin, dhe ushtrinë Shqiptare, ta gëzovsh ti me ato bandat që i shkoni mbrapa.
Mesa info qe kam eshte ceshtje gjobevenje . Biznesment e kan kundershtuar ate dhe ka arritur ketu perfundimi . Vellezerit Frroku s kan qene ndonjehere problematike ne zone !
PërgjigjuKjo vetëgjyqësi është e pa falshme....pronarët e hoteleve të paktën në këto kohë të bumit turistik duhet të kenë lidhje të ngushta me policinë dhe ta sinjalizojnë në qoftë se policia nuk vepron atëherë përgjegjësia i mbetet asaj,çfat fituan nga kjo që bënë përveç burgut dhe humbjes biznesit....
PërgjigjuKan bo pra denoncim para dy mujesh se i kan kanos guzhinjeri . Edhe i shkojn prap ne prone te armatosur. Nuk i justifikoj po ngajher kta kafsh thjesht nuk tlejn zgjidhje tjeter. Mvjen me shum keq per autorin dhe familjen
Qeka pun kaubojsash!
PërgjigjuPo daleni mos beni si te zgjuar te gjithe. Pronari i hotelit e ka hotelin si shtepine e vet dhe nuk mund ti shkosh aty ti rrahesh stafin apo me keq te rrahesh ata vet. Ca perfitimi kane patur 2 vellezrit te hapin zjarr ne pronen e tyre? Ai tipi qe ka thyher arrestin e shtepise e ka kerkuar vet sherrin dhe ka marre ne qafe dhe tjetrin. Te pjell belaja ne Shqiperi me keta tipa dhe kshu ndodh kur na ka shtet.
PërgjigjuInjoranca ka pushtu brekdetin. Lavdi ppsh
PërgjigjuKjo puna e Arrestit shtepiak eshte njelloj si te shkosh me pushime..
Përgjigjumire se vini ne Bagdadin e Edi Rames
PërgjigjuDhe ne gopin e satom kar me nyje Cfar ti boj edi shpellarve qe i zbriti shpellari nga shpellat e u ben me 2 lek e tani han koken me njeri tjetrin
Vihet re qe te shumten e krimeve per vrasje behet nga pronar hotelesh e biznesmena qe e din te gjith qe i kan leket pa djerse Themelet ishalla jua shkulin ketyre shkerdhatave se e ka mbyt leku i piset vendin dhe shpresojm qe te zhduken me luften ndermjet tyre. Koken hengshin e pa viktima te pa fajshme
PërgjigjuJo mo vella jo, ne kete rast duket qe viktima i ka rene me qafe vrasesve. Te nisesh sherr e te nxjerresh pistoleten pse nuk po sherbehesh shpejt eshte absurdi me i madh. Te jesh me arrest shtepie dhe perseri te shkosh te kerkosh sherrin ne hotel, absurd edhe me i madh. Xhaxhai i vrasesve ka te drejte, kjo masaker eshte veper e prokurorise dhe gjykates qe japin denime qesharake.
Sic duket kane shkuar per sherr dhe te armatosur! Do vrisnin por u vrane. Hajt te se somes!
PërgjigjuAta që u vranë mund të jenë kontingjent krimi dhe nuk diskutohet që fajin e ka gjykata dhe prokuroria por kjo mënyrë hakmarrje është punë shpellaresh.
PërgjigjuTe dhemb shpirti kur hap faqen ketu dhe lexon vetem vrasje e krime.Ky vend po fundoset cdo dit e me shum.Policia esht shnderruar ne nje agjensi varrimesh qe shkon e mbledh te vdekurit,nje organizate burokratesh ne sherbim te pushtetit duke lene ne meshir te fatit popullin e varfer.Deri kur do vuaj ky popull?Jemi katandisur ne 2 milion popullsi dhe cdo dit e me pak po ngelim.Mjer kush jeton ne ket vend
Përgjigjujo besa mua spo me dhemb shpirti aspak. Dy maskarenj kane shkuar e u kan met ne qafe dy vellezerve e ata u kan dhane haracin qe kan meritu. Dy vellezerit duhen shpallur te pafajshem dhe familja e te vdekurve duhet tu kerkoje falje dy autoreve dhe familjareve te tyre per faktin qe dy vitimat u kan mbetur ne qafe. Ky do ishte perfundimi i duhur i kesaj ngjarje.