Vrasja e efektivit të FNSH-së në Lezhë/ Ky është kushëriri i Ervis Martinajt i shpallur në kërkim, dyshohet se ndodhet në Turqi! Policia: Konflikti për dritat e gjata të makinës

20 Dhjetor 2020, 17:35| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 19:58

  • Share

TIRANË- Vrasja e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela në Lezhë, ka çuar në pranga një person që besohet se ka qënë në dijeni të krimit, por jo që të jetë pjesëmarrës në vrasje.

Nikoll Sherniku, ka dyshime nga policia se ishte vënë në dijeni për ngjarjen dhe ka ditur autorët e vrasjes së efektivit të policisë së FNSH-së, Xhulio Prela. Ndërsa personi që po shihni në foto është Brilant Martinaj, një kushëri i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar vetëm për faktin se natën e krimit, në 5 dhjetor 2020, ai rezulton të ketë lëvizur me makinë pikërisht në aksin rrugor ku u vra Xhulio Prela.

Intenerari është lokalizuar nëpërmjet qelizave telefonike dhe është kryer përafërsisht në orarin kur mendohet se është kryer dhe vrasja e policit. Disa ditë pas ngjarjes, mësohet se Brilant Martinaj është larguar në drejtim të Turqisë, për shkak të problemeve me shëndetin e një familjari. Ka shumë gjasa që Brilant Martinaj, të dorëzohet në polici dhe të sqarojë pozicionin e tij për këtë ngjarje të rëndë. 

Policia njofton se Prela dhe 2 personat, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës. Burime për Report Tv thonë se mbetet akoma e paqartë se kush e ka filluar konfliktin i pari, i cili çoi deri në ekzekutimin e 26-vjeçarit Prela.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht. Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mark llesh doda: 21/12/2020 17:46

    O MARKU,,,PO C'FARE DO TI QE TE TE VRASIN DJALIN,,baben,,kusheririn dhe ti kthesh faqen tjeter,,,jo or jo,,kanuni eshte i drejte,,,po te mos ishte i drejte nuk rronte per 500-600 vjet...

    Përgjigju
  • Mark llesh doda: 21/12/2020 01:17

    Mos flisni kot,,kanuni i lekes eshte i drejte,,merreni dhe lexojeni pastaj flitni,,ka ne shitje...neni i pare i kanunit thote GJAKU S'HUP KURRE,,FJALE TE ARTA....LEK DUKAGJINI NA KA LENE NJE VEPER TEPER TE MADHE...PAK ESHTE FOLUR..

    Përgjigju
    • Marku: 21/12/2020 12:14

      Robt. Tie edhe leks me gjith kanun de na ka Fut me vra njani tjetrin. E jena tja pa sherrin Akoma

  • Beni: 20/12/2020 23:04

    Për veriun e shqiperise duhet diktatura, vetëm ajo bën pune se demokracia ka falimentuar aty

    Përgjigju
    • Shpellari king: 29/12/2021 21:37

      Sh mire e ke. Vete huri dhe druri u vjen hakut malokeve.

    • Black: 21/12/2020 09:36

      O beni ,ai qe vrau 8 kusherinjte ishte nga jugu.ose ai tjetri QE i keputi koken nipit dhe doli ne gjiro me koken e keputur ishte po' nga jugu. Ja pra o beni QE ta q! Mamin qeni qe e ke gabim.

  • dosa: 20/12/2020 22:31

    Problem i vogel shum ky

    Përgjigju
  • dosa: 20/12/2020 22:30

    gjinah e kan vra pa dashje ndoshta po burg nuk do bejn asnje dit kto se kan shok zotin saliun

    Përgjigju
  • Kapiteni: 20/12/2020 22:16

    Ky asht versioni i 5 qe nxjerr policia shtetit dhe asht komplet i pa besushem qe ne oren 2 te nates ku ne qarkullim ke 10 makina te vrasin se ke dritat e gjata muhabet kafesh jena tu ba apo ngjarje kriminale,a turp me nigju kush ket version tashi jemi si jemi autorsin do ta maje persiper ky qerri qe u kap dhe brilanti do akuzohet per moskallxim krimi edhe shnet se ka djalin e axhes si ju ba zbor me gjykatsa prokuror ministra e zevens ministra gati tu arrit ke kryeministri i fut ne thes dhe i shetit ne knetat e patokut dhe kjo sasht histori filmash po realitet se e ban sak...dhe ju qe komentoni palidhje kurseni shkronjat se nuk dalin as librat me u marr me kto filma turq.

    Përgjigju
    • genti: 20/12/2020 22:57

      ku dhe djali haxhes keti te rrujne trapin more vesh cuna instagrami ai i madhi sdel nga shpia se me e kap met hasa do ta vari mu ne ure te mifolit informohu mire.

  • Koko: 20/12/2020 22:14

    Patjeter qe do perdorin armet keta kacidhjare. Shiko ca krahesh kane, si cipal. Edhe gjyshja ime i rreh me dacka. Mase ua zgjerojn marmiden aty ku nuk lejohen armet tani.

    Përgjigju
  • Kasmi: 20/12/2020 18:57

    Nuk ka mundësi ne Evrope me te vra per dritat e gjata ne Shqipëri pse ?Nuk eshte Shqipëria Evrope?Atehere përderisa nuk eshte Evrope te kete denim kapital sepse shqiptaret ngatërrojnë vdekjen natyrale me vrasjen

    Përgjigju
    • Cuni salmonit: 20/12/2020 19:48

      O Kasem, Jan Maloket qe vriten per dritat e makines, a e more vesh apo jo, nuk te vret i tirones, durrsak, elbansolli, apo jeton ne hone, per dritat e gjata te makines nuk vritet robi, po ti i pe fotografit e ktyre majmuneve apo jo, keto majmuna edhe kur vjedhin ne Europe e quajne pune te ndershme, ketyre oshte jo per racizem, por per ty mbyll ne kopshtin zollogjik,se keto me kafshet nuk kane as i lloj ndryshimi

  • Loni: 20/12/2020 18:33

    Do ikin ne Europe kta shpellaret. Ku kan lidhje me njerzimin kto.

    Përgjigju
  • mark llesh doda: 20/12/2020 17:48

    KETO pune i zgjidh kanuni i leke dukagjinit,,,gjaku s'hup kurre,,,vetem kanuni kthen dinjitetin...

    Përgjigju
    • meri: 20/12/2020 22:12

      Me Kanune meren njerze qe rriten ne XHUNGLA ose SHPELLA :

    • Bravo: 20/12/2020 21:59

      Keshtu maroni me shpejt, kurajo , deri tek i fundit se deri ateher kane dale ufo dhe do ken ndonje “ilac” per ket milet k..

    • Greku: 20/12/2020 21:23

      Po lene mo kanunin se nuk hyne ne pune per ju mase po se rinin te izoluar po duhet enveri

  • BENI: 20/12/2020 17:44

    Arrestojini qe te dy...mos lini kembe krimineli neper rruget e shqiperise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?