U deshën 9 muaj që Prokuroria e Korçës të zbulonte se Leonidha Guçe ka marrë pjesë në rrahjen brutale të Egli Prodës. Deri më tani nën akuzë për vrasje me dashje ishte vetëm Denis Meçe, por prokuroria ka vërtetuar se në krim ka marrë pjesë dhe Guçe, i cili më herët u hetua vetëm për moskallëzim krimi.
Prokuroria bën të ditur se viktima është dhunuar brenda lokalit nga Leonidha Guçe e më pas është goditur kur ka dalë nga lokali dhe nga Denis Meçe. Këto të dhëna u zbuluan gjatë rrëfimit të të pandehurve dhe ballafaqimit të tyre në dhomat e paraburgimit.
Ndërsa hetimet po shkojnë drejt fundit dhe dosja pritet të mbërrijë në Gjykatën e Korçës del dhe një përgjegjës i ri. Andi Shkullaku dëshmitar okular që ka dhënë deklarim të rreme para oficerit të policisë. Ndaj tij u caktua masa arrest me burg për akuzën e moskallëzimit të krimit.
Vrasja e Egli Progës në bar-kafe Stropka në Pogradec më 10 Gusht të 2024, shkaktoi indinjatë në opinion publik dhe mosbesim tek institucionet. Familjarët e tij kanë protestuar disa herë, duke nxitur prokurorinë të zbardhë të plotë krimin e tmerrshëm, ku babai i dy fëmijëve u qëllua me grushte derisa dha shpirt në asfalt.
Komente
