Vrasja e Egli Progës në Pogradec, dyshohet se janë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja

13 Gusht, 17:52| Përditesimi: 13 Gusht, 17:55

  • Share

1723363712_1723363052vrasjanekorce.jpg

Egli Proga i shtrirë në tokë pasi u rrah për vdekje

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec. Pas lehtësimit të akuzës për autorin Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në vrasje nga pakujdesia”, BalkanWeb shkruan se dyshohet se janë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar ngjarjen. Vrasja ka ndodhur në një lokal tjetër, i njohu në zonë si lokali i ‘Polit’.

Mësohet se kur ka ndodhur ngjarja dhe 42-vjeçari Egli Proga ishte i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë, me mbërritjen në vendngjarje të policisë fillimisht është vendosur shiriti skenë krimi, por është lënë shumë pak dhe është hequr. Kjo vërtetohet edhe nga pamjet e kamerave në rrugë.

Pas transportimit të 42-vjeçarit në spital dhe kur u dha informacioni që Egli Proga ndërroi jetë, policia rivendosi sërish shiritat e skenës së krimit në vendngjarje. Krimi ka ndodhur në një lokal dhe sekuestrimi i kamerave u bë pasi u rindërtua ngjarja.

BalkanWeb shkruan se DVR e kamerës së sigurisë të sekuestruar nga policia nuk ka të regjistruar asgjë rreth krimit. DVR është dërguar nga policia për ekspertim nisur nga dyshimi se mund të ketë pasur ndërhyrje.

Autori nuk është zbuluar nga pamjet pasi nuk ka pasur, por është zbuluar pas intervistës që iu është bërë personave të shoqëruar të cilët kanë qenë ne lokal në momentin që ka ndodhur krimi, ku një prej tyre është thyer dhe ka treguar të vërtetën.


Lajmi kryesor:

‘Më jep xhiron ditore’! Dhunoi për vdekje Egli Progën, Denis Meçe lihet në burg, por prokurorja i zbut akuzën! Kushëriri: Janë banda e gjobave në Pogradec


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?