Vrasja e Egli Progës në Pogradec, reagon Edi Rama: Akuzën e ndryshoi Prokuroria! Mirëkuptoj indinjatën e kujtdo, që ndjehet i skandalizuar

14 Gusht, 13:35| Përditesimi: 14 Gusht, 16:05

  • Share

Tirane- Agresion të neveritshëm i konsideroi kryeministri Edi Rama akuzat në drejtim të policisë së shtetit dhe Urgjencës kombëtare se nuk kanë reaguar në kohë dhe se policia ka tentuar të fshehë ngjarjen në vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec. Sipas kreut të Qeverisë hetimet konkluduan se autoritetet kanë vepruar konform ligjit dhe rregullave.

Indinjatën dhe skandalizimin e publikut për ndryshimin e pakuptueshëm të akuzës nga prokuroria që lehtësoi pozitat e autorit, Rama e quan të mirëkuptueshme në reagimin e tij në X,  por se nuk do të komentojë qëndrimin e organeve të drejtësisë.

Njësoj si Drejtori i Policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku, edhe kryeministri Rama foli për keqinformim të qëllimshëm.

Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën.

Në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “Vrasje me dashje” dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë!

“Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral.

Ky është edhe konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është angazhuar nga Ministria e Brendshme, menjëherë pas daljes së pretendimeve apo fabrikimeve mbi rrjedhën e ngjarjes, duke kryer kontrollin e të gjitha hapave të operacionit për kapjen e autorit të vrasjes.

Duke mos komentuar qëndrimin e organeve të drejtësisë, por duke mirëkuptuar plotësisht indinjatën e kujtdo që ndjehet i skandalizuar nga akuza e ngritur nga Prokuroria, bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore' shkruan Rama në X. 

Prokurorja e çështjes, Vasjana Postol zbuti akuzën për 29-vjeçarin Denis Meçe. Policia e kishte referuar ngjarjen si vrasje me dashje, akuzë që dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. Por, rrahja brutale për vdekje që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës, për prokuroren e çështjes Vasjana Postol është cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Autori është nipi i Valter Gora, ish-drejtor i Postës Shqiptare.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timi: 15/08/2024 11:11

    Me kete rolin e donkishotit po merr mandatin e katert. Cfare populli paskemi qene...

    Përgjigju
  • Bedri: 15/08/2024 02:35

    Si duket kryeidioti Rama nuk e di qe prokuroria jo policia ngre akuze. E ndryshoi thote a thua akuzen e ben policia. Cfare pyke shelg fare.

    Përgjigju
  • Krajli: 14/08/2024 22:34

    PO IK O EDVIN SE NA JE BO SI GOGOLI SHAPIM DOT LAJMET SE VETEM TI DHE BALLAKU DILNI.... KY ORA ËSHTË SHTETI JOT... FUKARAIN E VRASIN.... POLICIA E DREJTSIA IA HEDHIN FAJIN NJËRA TJETRËS PËR PAFTËSI.... DEL TI SI AVOKAT I POLICIS, AVIKAT I S.TAHIRIT, SI AVOKAT I ÇEKAPIT, AVOKAT I INÇENERATORVE, AVOKT I A.AHMETËS, AVOKAT I 5D, AVOKAT I VLLAIT TAT E NË FUND THUA KAN HANGER DARDHA MAS SHPINËS.....

    Përgjigju
  • Go West: 14/08/2024 19:32

    Nuk di ne se e keni vene re, por gradualisht po ndertohet shteti i te forteve. Vritet njeriu dhe askush nuk ka ze te flase, vritet prindi i dy femijeve dhe prokurorja thote pakujdesi (do ti uroja prokurores te kete ndonje pakujdesi tek familjaret e saj), polici kthen koken menjane. Dhe keta dreq te forte jane perhere te parekshem, nga ana e pushtetit, i duan te gjithe! Çudi?

    Përgjigju
  • HAJDAR KASEM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 14/08/2024 16:36

    O Zoti Edi Rama kam njē pyetje pēr ty kushe drejton drejtēsin ? Kush e pagon ktē padrejtēsi ? Kush e Kontrollon ? Po pēr ça je ti kryeministēr ? Pēr tē ruajtur derrat ? Pushoje pra nga puna ktē flliqsir gjyqtare qē tē zēn mend tē tjerēt.

    Përgjigju
    • A...Zh: 14/08/2024 20:20

      Hajdar vellai, drejtesia eshte pushtet i pavarur nga ekzekutivi, nderhyrja e KM do te ishte skandal. Ky eshte sistemi qe kemi zgjedhur.

  • Emigrante: 14/08/2024 16:12

    Deshtak e qesharak kryeminister. Deshtove te beje shtet e po degradon per dite e me shume. Sot nuk ka nje ligj a rregull qe respektohet ne kete vend. Askush nuk ka frike as nga polici e as nga ligji. Te votuam te beje shtet e jo te beheshe palocoja gazmor i fashisteve te Evropes.

    Përgjigju
  • Mjaft me "Dekllarata"!: 14/08/2024 15:52

    Ne vijim te ketyre rrethanave nuk dilet vetem me "dekllarata". Ndaj ketyre manipulimeve te Prokurorise, Institucionet Shteterore (Policia, Urgjenca, Ministria e Brendshme, Ministria e Shendetesise dhe Kryeminisgtria) mbajne qendrim serioz dhe behen juridikisht pale ne procesin hetimor dhe ate gjyqesor (ne krah te viktimes e familjes se tij) me te gjithe forcen dhe energjine e specialisteve dhe juristeve qe ka.

    Përgjigju
  • Gjergj: 14/08/2024 15:24

    Unè pyes vetveten shpesh, pse ne shqiptarèt nuk dimè tè kursejmè as lekèt tona? Kujt i duhen ministrat,,,psh ai i punève tè brèndshme,,,,i punève tè jashtme apo ai kulturès dhe sportit,,,apo ai apo ajo e infrastrukturès,,,,,kur tè gjitha kèto dikastere,,,i mbulon kryeministri ynè i nderuar, qè i hèngèrt goja mjaltè. Sa herè qè realiteti kèrkon praninè e shtetit,,,dhe policia bèn atè qè gjithonè bèn,,,dmth ASGJÈ,,,,nuk del ministri i brendshèm tu pèrgjigjet pyetjeve por kryeministri. Ik aty,,,se ju jini kot,,,hapi krahun ustait,,,boll me pilivesa kètu. Duhet tè jesh EUNUK tè vazhdosh "punèn" si ministèr i brendshèm pas aksioneve tè tilla mediatike. Kjo qeveri,,,,èshtè qeveri fasadash,,,,qeveri e propagandès qè kèrkon idiotin si qytetar dhe jo atè qè èshtè kritik dhe njeh tè drejtat e tij. Vazhdo lojèn "USTA". Pèr ty èshtè lojè,,,pèr shqiptarèt,,,,funeral.!!!

    Përgjigju
  • Miri: 14/08/2024 14:33

    S'jam jurist, por nga rrethanat sme duket vrasje me dashje, se kush do te te vrase nuk te qellon dy grushta. Ngushellime se i ri, prind, punetor. Fatkeqesi

    Përgjigju
    • Meri: 14/08/2024 15:38

      Ç'far rëndësi ka,se vrau me dashje apo jo?,dhe si e vrau.Viktima iku nga jeta,nuk jeton më.Fakti tregon se edhe grushi vret ( dhe ka shumë raste që kan vdekur nga nji grusht).Drejësi për viktimën:

    • Logjika: 14/08/2024 15:23

      Vrasje nga pakujdesia eshte kur shtyp dike se harrove te kontrollosh pasqyren. Kur qellon dike ne koke, me sa fuqi ke, je i ndergjegjshem se mund t’i marresh edhe jeten. Nuk eshte hera e pare qe vdes dikush ne vend pasi e qellon me grusht ne koke nje halabak. Ka ndodhur me nje kamarier ne Elbasan dhe me nje ndertues ne Vlore dhe eshte raportuar gjeresisht ne media. Pastaj, nese e evitojne akuzen e vrasjes me dashje te gjithe ata qe te vrasin me grushta a nuk do behej kjo menyra e preferuar per te vrare dike?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?