Vrasja e Egli Progës në Pogradec, rikthehen në burg 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Prokuroria: Ndërhynë për të fshirë kamerat e lokalit

12 Tetor, 11:53| Përditesimi: 12 Tetor, 15:58

  • Share

Policia e Korcës ka arrestuar 3 dëshmitarët Voltan Shulkun, Leonidha Guçen dhe Arian Manellarin, lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec, më 10 gusht 2024.

Arrestimi i 3 personave ka ardhur pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga "Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore", në  "Arrest në burg".

"Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari,  55 vjeç, dhe Leonidha Guçen, 47 vjeç, banues në Pogradec. Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga "Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore", në  "Arrest në burg", për veprën penale "Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës", për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën  shtetasi Egli Proga, 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës", njoftoi sot policia.

Ndërkohë, Prokuroria e Korçës ka deklaruar se lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë 42 vjeçari Egli Proga në Pogradec, ka pasur ndërhyrje në kamerat e sigurisë. Sipas informacioneve të Report Tv, bëhet me dije se po punohet për të rikthyer pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë në ambjentet e brendshme të lokalit.

Si u vra Egli Proga?

Ngjarje e rëndë ka ndodhur më 10 gusht të këtij viti. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, Egli Proga ka shkuar tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë. Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.

Egli fillimisht është ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre personat që kanë qenë duke pire jashtë kur Meçe u afrua duke kërkuar një cigare. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua.

Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili është rrëzuar dhe ka humbur jetën . 

Ora 13:40
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Prokuroria: Ka ndërhyrje në kamerën e brendshme të lokalit

Prokuroria e Korçës ka deklaruar se lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë 42 vjeçari Egli Proga në Pogradec, më 10 gusht, ka pasur ndërhyrje në kamerat e sigurisë.

Sipas informacioneve të Report Tv, po punohet për të rikthyer pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë në ambjentet e brendshme të lokalit.

Sipas burimeve paraprake, po ashtu po vijon puna në laborator për të rikthyer edhe filmimet e plota të kamerës së sigurisë të cilat kanë filmuar momentin e ngjarjes.

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?