Kronikë
Top 24

Eurodeputetja Eleni Theocarus viziton shtëpinë e Kaçifas: U dhunuan të drejtat njerëzore

2 Nëntor 2018, 17:25| Përditesimi: 2 Nëntor 2018, 22:17

  • Share

GJIROKASTËR- Eurodeputetja, Eleni Theocarus pjesë në Grupin e Konservatorëve dhe të Reformistëve në Parlamentin Europian ka vizituar shtëpinë e ekstremistit grek, Konstandios Kaçifas.

Në fjalën e saj para gazetarëve të pranishëm, Theocarus u shpreh se ngjarjen e Bularatit e konsideron një vrasje dhe se dëshiron që kolegët e saj në Bruksel të dëgjojnë dhimbjen e nënës së 35-vjeçarit. 

Besoj se jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje dhe dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kaçifas. Sepse burgosja që mund t'i ndodhte të birit nuk krahasohet me dhunimin e të drejtave themelore të njeriut.

Eleni Theocarus, eurodeputete

35-vjeçari Kacifa u ekzekutua nga RENEA, pasi refuzoi që të dorëzohej, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e QSUT për ekspertizë mjeko ligjore, pasi familja kundërshtoi autopsinë në Gjirokastër. Ndërkohë ditën e djeshme konsulli grek në Shqipëri, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Mësohet se konsulli grek është takuar me prokurorin e çështjes dhe kreun e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Mësohet se konsulli grek është duke u interesuar për vazhdimësinë  e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare. 

Komento

Komente

  • Mala: 03/11/2018 09:06

    Evrope!Edhe kete e ke ne vendimarrje a!? Hajmedet cka e ka gjet Evropen.Vrastari-krimineli i vrar per te sheptuar krimin, vajtohet e respekt ohet per shkelje te drejtash njerezore.Vertet shkele!duhej te lihej te vriste,Cka te vret shqiptaret,te vret pjestret institucional te shtetit dhe popullit shqiptare.Kjo eshte deputetje, apo pjetarja vendimarrese evropjane.

    Përgjigju
  • Redian: 03/11/2018 03:58

    Merr edhe ti nje AK47 edhe qello policine, se edhe me ty do ti dhunojne pragun e te drejtat njerezore .

    Përgjigju
  • Adi: 03/11/2018 00:04

    Ajo te shikoje shtepine e vete dhe pastaj te dale ke te therat se ajo nuk e ka njofte me perpara dhe eshte greke e qelbure.

    Përgjigju
  • Proka: 02/11/2018 21:55

    Po kjo debile kend mundohet te genjeje,po Shqiptaret si jetojne ne greqi dhe care te drejtash kane. Qielli nuk mbulohet me shoshe.

    Përgjigju
  • Populli i thjesht: 02/11/2018 21:55

    Z.eurodeputete ne cilin shtet gjuhet makina e policis me automatik dhe nuk vepron policia,aq me keq qe terroristi nuk dorzohet.por shkemben zjarr me vjen keq per reagimin e eurod.

    Përgjigju
  • Ben: 02/11/2018 20:14

    Hajde idiote,hajde.Çfare niveli paska kjo eurodeputete?Idiote komplet,burri botes qellon policine me kallash,kjo thote keni shkel te drejtat e njeriut.Po si,ti lejonim te drejten qe te vriste?Si mund te jete kjo idiote eurodeputete,nuk e kuptoj.

    Përgjigju
  • Gjenerali Ushtrise Vdekur: 02/11/2018 18:27

    Te hiqen urgjent pseudovarrezat nga ai vend perle ne zemer te Shqiperise. Po te duan le t'i mbledhin si koleget e vete italiane e gjermane e te qerrohen prej Atdheut tone

    Përgjigju
  • Shqiptari: 02/11/2018 18:16

    Po kjo nga doli? A ka një grek të vetëm që është objektiv në këtë çështje? Apo janë objektivë vetëm në hipokrizinë e tyre të zakonshme të “nëse e bën gabim greku, fshihe dhe mos i thuaj askujt, ama po e bëri shqiptari, shprazi gjithë vrerin e mundshëm”.

    Përgjigju
  • Maks: 02/11/2018 17:56

    Po 171 shqiptaret e vrar nga policia greke ne ca te dreja hyjn moj rraciste

    Përgjigju
  • Arbër: 02/11/2018 17:55

    Si është e mundur kjo!? Pse lejohet që të bëhet aq politike për një kriminel të armatosur që cenoi sigurin shtetërore të Shqipërisë??? Ku është sali Berisha dhe digjitalët e tij, por jo kjo u konvenon tradhtarëve të vendit tonë!!!

    Përgjigju
  • Antiturjk: 02/11/2018 17:51

    Kam nje antipati te jashtezakonshme per turqit por per fat te keq eshte aleati nr1 joni kunder ketyre grekeve qe jane fatkeqsia e ballkanit dhe me gjere Prandaj deryra e çdo qeverie eshte te forcoje lidhjet me turqine,ndryshe ne jemi te humbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?