Konstantinos Kacifa, ekstremisti grek që u vra nga RENEA

Kronikë
Top 24

Vrasja e ekstremistit grek në Gjirokastër, Krimet e Rënda shtyjnë me tre muaj hetimet

31 Janar 2019, 12:51| Përditesimi: 31 Janar 2019, 13:18

  • Share

Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë kërkuar zgjatjen e hetimeve për vrasjen e 35-vjeçarit grek Konstantinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës. Ende nuk dihet arseja e shtyjes së hetimeve, teksa ekspertiza mjeko-ligjore është kryer. 

Përveç ekspertizës, një muaj pas vrasjes së Kaçifas pas interesimit të Report Tv, Krimet e Rënda iu përgjigjen se ishin në pritje edhe të aktekspertimeve nga laboratori policisë shkencore. (SHIKO KËTU)

Në një prej televizioneve greke, avokati i familjes Efthimios Navridides tha se: Më bën përshtypje, por nuk më habit. Më lini t'ju kujtoj se pas sa kohësh u dorëzua trupi 35-vjeçar.

Ndërsa babai i Kaçifas u shpreh se mbi familjes ushtrohet presion psikologjik për shkak se djali i tyre edhe pse i vdekur është në rolin e të pandehurit.

"Le të shohim se çfarë vendimi do të marrin, Presioni? Normalisht që kemi proces psikologjik mbi ne, imagjino fëmija ynë i vdekur është i pandehur", tha Yannis Kaçifas.

Konstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.(SHIKO KËTU) Për më shumë detaje nga ceremonia mortore e varrimit të Kaçifas (SHIKO KËTU), ndërsa për listën e personave 'non grata' të shpallur menjëherë pas ceremonisë së varrimit të tij. (LEXO KËTU)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?