Një javë pas vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës, nga Forcat RENEA, pasi qëlloi me armë mbi policinë shqiptare, një meshë është zhvilluar sot në kishën e këtij fshati. Në një status në Facebook, historiani Arben Llalla shkruan se në këtë meshë ka patur prani edhe të Forcave Speciale të ushtrisë greke.
“Sot në kishën e Bularatit janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke. Njeriu me bluzë të zezë është njeri nga forcat greke...”,-shkruan Llalla. Në foton e publikuar nga historiani shihen banorë të këtij fshati me qirinj nëpër duar teksa zhvillojnë meshën e kësaj të diele. Ndërkohë që e pranishme në këtë meshë ka qenë edhe mamaja e Kacifas, Vasilia, e cila duket teksa qan dhe mbështetet tek duart e priftit.
Ndërkohë që prifti nga mesha i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kacifas në Gjirokastër për ta varrosur. Ish-bashkëshortja e viktimës nuk ka pranuar që të dëshmojë pas thirrjes së prokurorisë duke deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë.
Pamje nga mesha e zhvilluar në kishën e fshatit Bularat në Gjirokastër
Konstantinos Kacifa u vra 7 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Përvec ekspertëve mjeko-ligjor grek, trupin e Kacifas, e pa edhe një mjek ligjor grek, si edhe avokati i familjes, i cili pranoi faktin se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Avokati paralajmëroi se familja do të tërhiqej nga ekspertiza e dytë. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.
Forcat e rendit duhet ti marrin qe ne hyrje ne kufi keta qe jane te dyshimte,dhe ti skedoje.
Përgjigjuse ka gjet shteti jon noj Ridvan te qmendur Si ai I Vlores e tu hynte te gjithve e ta shikonin forcat specjale greke te leshit .
PërgjigjuPo kur te vine forcat speciale te Marin dhe motrat me vete se i kane byth e mira ato
PërgjigjuKETO FORCAT SPECIALE GREKE TE VIN TE NA RRUAJN K... RRACE MUTRIT JU SHK......... ROBET
PërgjigjuRrofte Renea, mire ja bene qenit te ndyre
Përgjigju