Ekstremisti grek i vrarë në Gjirokastër dhe makinat që sollën trupin në Tiranë

Vrasja e ekstremistit grek, nis ekspertiza e thelluar, pritet të zgjasë deri në 3 javë

31 Tetor 2018, 12:54| Përditesimi: 31 Tetor 2018, 13:14

  • Share

Detaje të reja janë mësuar ditën e sotme në lidhje me vrasjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa në Gjirokastër. Report Tv ka mësuar se ka nisur një ekspertizë e thelluar për trupin e 35-vjeçarit, në bazë të autopsisë që është bërë në Gjirokastër.

Ekspertiza e thelluar do të bëhet në bazë të autopsisë që i është bërë trupit në morgun e Gjirokastrës. Tashmë është ngritur një grup ekspertësh dhe trupi nuk do të varroset deri në përfundim të ekspertizës.Gjithashtu mësohet se ekspertiza do të zgjasë deri në 3 javë.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Familja kërkon kthimin e trupit të Kaçifas në shtëpi, babai: Heqim dorë nga ribërja e autopsisë


  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?