Agim Gashi dhe Elton Javori

Atentati ndaj Elton Javorit në Fier, arrestohet njëri prej autorëve, në kërkim vëllai i tij

27 Shtator, 10:31| Përditesimi: 27 Shtator, 12:32

  • Share

Është arrestuar sot një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj Elton Javorit të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin e Fierit.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ekzekutoi ditën e sotme masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit arrest me burg për Kreshnik Gashin, pasi në bashkëpunim me vëllian e tij Agim Gashi, në 7 dhjetor 2023 vranë Elton Javorin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin Elton Javorin" informoi sot policia e Fierit

Ndaj 33 vjeçarit nga Fieri rëndojnë akuzat "Vrasje me paramendim", e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 

"Vijon puna për kapjen e vëllait të tij Agim Gashi", informon policia. 

Elton Javori u ekzekutua në makinën e tij Porsche Cayenne, e cila u identifikua nga familjarët e tij pak metra larg banesës së tij në lagjen ‘16 prilli’ në Fier, ku autori Agim Gashi, i cili njihet edhe me emrin Agli, qëlloi me pistoletë Javorin. Ky i fundit ishte kundërpërgjigjur me armë zjarri ndaj Agim Gashit dhe vëllait të tij Kreshnik Gashi, por njëri prej plumbave të pistoletës së Agim Gashit ka rezultuar fatal për Javorin pasi e ka qëlluar në kokë.

Pista e konflikteve banale ishte shkaku që çoi në ekzekutimin e Javorit, pasi të dy, viktima dhe autori Agim Gashi, më parë kishin pasur një përplasje mes tyre, që me sa duket kishte mbetur e pasqaruar.

Viktima në Fier, është nipi i Medi dhe Demir Backës. I pari Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997, në Masakrën e Levanit, me 23 viktima. Kurse Demir Backa u eliminua me kallshnikovë mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në qendër të Fierit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?