FIER- Është gjetur dhe sekuestruar sot automjeti i përdorur nga 2 vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi për vrasjen e 41 vjeçarit Elton Javori në 7 dhjetor në lagjen “16 prilli”.
Policia ka nisur hetimet për 70 vjeçarin Rexhep Puka, burrin e tezes së dy vëllezërve të arratisur. Mësohet se i moshuari e kishte fshehur automjetin në garazhin e banesës së tij.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Në banesë u gjet edhe një mjet tip ‘benz’ i blinduar dhe brenda tij një targë automjeti tjetër.
Ndaj 70 vjeçarit rëndojnë akuzat për "Përkrahja e autorit të krimit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Pas detajeve të zbardhura nga policia për vrasjen e 7 dhjetorit, u mësua se edhe Elton Javori kishte ishte kundërpërgjigjur me armë zjarri ndaj Agim Gashit dhe vëllait të tij Kreshnik Gashi. Por njëri prej plumbave të pistoletës së Agim Gashit ka rezultuar fatal për Javorin pasi e ka qëlluar në kokë. Pranë viktimës është gjetur edhe arma e tipit ‘pistoletë’, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Deri më tani, Report Tv mëson se pista e konflikteve banale është më e besueshmja për momentin, pasi të dy, viktima dhe autori, rreth një vit më parë kanë pasur një përplasje mes tyre, që me sa duket kishte mbetur e pasqaruar. Elton Javori, të cilin në Fier e njohin me emrin Erjon, prej kohësh jeton me vëllain në Gjermani dhe së fundmi ishte kthyer në Fier, jo më shumë se 2 javë më parë. Në njërën nga këto ditë, ishte takuar rastësisht me Gashin dhe burimet thonë se janë konfliktuar verbalisht, duke e lënë të hapur sherrin.
Në kushte të tilla, Agim Gashi, i cili rezulton të jetë nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i botës së krimit në Fier, mendoi të hakmerret me eliminimin e Javorit, detyrë që e çoi deri në fund. Ai njihet si njeri problematik në qytet.
Automjeti tip 'Benz' dhe autori, Agim Gashi
Përveç gjetjes dhe sekuestrimit të automjetit “Mercedes Benz E Class Coupe” që u përdor nga vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi në vrasjen e Elton Javorit, policia ka gjetur në garazhin e burrit të tezes së tyre edhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 70 vjeçarit Rexhep Puka, janë gjetur dhe sekuestruar 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Në banesë u gjet edhe një mjet tip ‘benz’ i blinduar dhe brenda tij një targë automjeti tjetër.
Ndaj 70 vjeçarit rëndojnë akuzat për "Përkrahja e autorit të krimit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.