Seit Manehasa dhe Emiljano Ramazani

Vrasja e Emiljano Ramazanit/ Lirohen Albert dhe Seit Manehasa, babë e bir, u gjet arma e krimit në biznesin e familjes

23 Dhjetor 2020, 14:59| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 15:20

  • Share

Janë liruar sot nga Gjykata e Elbasanit Albert e Seit Manehasa, të cilë janë akuzuar se kanë lidhje për vrasjen e bujshme të Emiljano Ramazanit. Albert dhe Seit Manehasa janë babë e bir. Gjykata ka vendosur masën 'Detyrim paraqitje' për të dy.

Arrestimi i babë e bir ndodhi para 3 ditësh gjatë një operacioni të RENEAS dhe FNSH në Elbasan, në lidhje me ngjarjen e ekzekutimit me 5 plumba të Ramazanit brenda makinës së tij më datë 20 korrik. Gjatë kontrollit në biznesin e tyre iu gjet arma e krimit, një pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak, e fshehur poshtë sabratorit të një makine.

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik të këtij viti. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën 'Rramani', dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi të cilit u gjet i hedhur në rrugë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?