Masa e sigurisë së Gjykatës
Gjykata e Durrësit dha sot (7 Shtator) masat e sigurisë “arrest me burg” për Esmerald Ballën, 30 vjeç, i cili akuzohet se vrau babanë e tij pas një konflikti për 75 mijë eurot e kursyera të humbura dhe shokun e tij, njëkohësisht punonjës në stanin agro-fermë në Shënavlash, Edison Brahaj.
Krimi ndodhi më 13 Gusht, por u denoncua si largim pa gjurmë nga djemtë në Polici, teksa trupi i 62-vjeçarit u gjet më 3 Shtator, kur u arrestua është djali i dyshuar për krimin në familje.
Në seancën e sotme, Balla ka qenë i qetë, me kokën ulur, duart në të dhe fjalëpakë. Ai është shprehur i penduar për krimin e ndodhur, por ka mbrojtur alibinë e tij fillestare para hetuesve, edhe pse vazhdimisht kontradiktor.
Gjyqtari Rexhep Bekteshi e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe pranoi masën e sigurisë të kërkuar nga prokurori Pal Deçolli.
Në seancë Esmerald Balla u shpreh se nuk ka çfarë të thotë.
“Nuk ka kthim prapa. E bëra për vetëmbrojtje”, ka thënë me pak fjalë 30-vjeçari i dyshuar, që i qëndron alibisë se i ati donte ta vriste i pari.
Masa e dhënë sot nga Gjykata e Durrësit
Kurse i ndaluari tjetër, Edison Brahaj, ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, se në polici është dhunuar që të pranojë bashkëpunimin, por i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, Brahaj ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje.
I marrë disa herë në pyetje, punëtori i fermës Brahaj pranoi që ka marrë 200 mijë lekë që ishin të qumështit, por jo për bashkëpunimin në krim.
Më tej Brahaj ka pranuar që ka ndihmuar një ditë më pas për të larguar trupin e Enver Ballës, por sipas hetuesve ai është shfaqur shumë kontradiktor në deklaratat e deritanishme.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Enver Ballës, Gjykata e Durrësit lë në burg të birin dhe shokun bashkëpunëtor! Esmeraldi me kokë ulur: S'ka më kthim pas, e bëra për vetëmbrojtje! (VIDEO)
A.Q//ReportTv.al