Kronikë

Ekzekutimi i anëtarit të Avdulajve në Durrës, dy në pranga! Sollën kontrabandë automjetin e përdorur nga autorët! Edhe një tjetër në kërkim (EMRAT)

4 Qershor, 09:59| Përditesimi: 4 Qershor, 11:59

  • Share

Dy persona janë arrestuar si të përfshirë në ekzekutimin e 29-vjeçarit Ermir Dedja më 20 maj në Durrës. Në pranga janë vënë Erion Ndoni 36-vjeç dhe Klodian Berisha 35-vjeç, pasi kanë kontrabanduar në Shqipëri automjetin që u përdor nga autorët dhe një automjet tjetër që do të përdorej për një tjetër ngjarje kriminale.

Në kërkim është shpallur 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë kontrabanduar dy automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së Dedjas. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat” që do përdorej në një ngjarje tjetër. 

Kështu në total shkon në 5 numri i personave të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit në lagjen nr.18, anëtar i grupit të Avdulajve në Durrës. Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim dy persona me akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Këta dy persona, një shqiptar dhe maroken, dyshohet se kanë ndihmuar në krijimin e infrastrukturës së atentatit, përfshirë sigurimin e automjetit të përdorur nga autorët, të cilët mendohet të kenë qenë dy të tjerë. Sipas verifikimeve në sistemin TIMS, të dy janë larguar nga Shqipëria drejt Italisë. Marokeni, një ditë para vrasjes, rezulton se ka sjellë makinën nga jashtë përmes portit të Durrësit.

Ekspertët e kriminalistikës seuestruan disa prova nga automjeti i djegur në Gërdec dhe janë në pritje të analizave laboratorike. Hetuesit po shqyrtojnë disa pista, duke pasur parasysh edhe prishjen e pazareve të drogës ose hakmarrje, të cilat mund të kenë lidhje me ngjarje të ndodhura më parë në vitet 2015 dhe 2017.

Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku, por me banim në Durrës, në 2015-ën, u arrestua pasi i shiti lëndë narkotike një grupi që synonte ta trafikonte në Kosovës, përmes pikës kufitare të Morinës. Dy vite më vonë, u arrestua sërish, këtë herë për përkrahje ndaj Ismail Nuredinit, autor i një plagosjeje në Shijak.

Njoftimi i policisë: 

Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 29-vjeçarit, në lagjen nr.18, Durrës. 

Shkon në 5 numri i shtetasve të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit.  

-Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kanë kontrabanduar në Shqipëri, automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale. Policia gjen dhe sekuestron automjetin tjetër.

-Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.  

2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 2 shtetas të tjerë, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje. 

Në vijim të veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit E. D., 2 javë më parë, në lagjen nr.18, në Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi:

-u ndaluan shtetasit E. N., 36 vjeç, banues në fshatin Shkallnur dhe K. B., 35 vjeç, banues në Durres, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera";  
-u shpall në kërkim shtetasi Xh. D., 33 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera".  

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kane kontrabanduar në Shqipëri, 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së shtetasit E. D.   

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat”, i cili ishte kontrabanduar me qëllim për t’u përdorur për një ngjarje tjetër kriminale.  

Në kuadër të hetimeve, 2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim shtetasin shqiptar E. N., 44 vjeç, banues në fshatin Rrashbull dhe shtetasin maroken M. D., 46 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.   

Të 3 shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë jashtë vendit. Vijon puna në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.  

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Automjeti që do përdorej për një ngjarje tjetër

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polici: 04/06/2025 12:01

    Dmth filloi lufta kunder te forteve avdylaj Do kerrcasi keq me duket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?