Kronikë

Vrasja e Everest Çakës, momenti dramatik kur bashkëshortja e plagosur përqafon viktimën në makinë (VIDEO)

13 Maj 2021, 14:26| Përditesimi: 13 Maj 2021, 16:32

  • Share

ELBASAN- Report Tv ka siguruar pamjet pak pas vrasjes së Everest Çakës dy net më parë në Elbasan, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash teksa ndodhej në makinë së bashku me gruan e tij. Në video shihet teka bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e mban në krahë dhe është e traumatizuar nga ngjarja, ndërkohë që nuk lejon mjekët që të ndërhyjnë.

Everest Çaka mbeti i vdekur në vend, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e tij e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar në dëshminë e saj se makina e tyre është goditur nga prapa dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident. Në ato momente, sipas dëshmisë së bashkëshortes është afruar në person i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të Everestit.

Ndaj Çakës është qëlluar me 12 plumba nga një distancë e afërt, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Policia ka shoqëruar 20 persona për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës. Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes.

Silvana Çaka në makinë duke mbajtur bashkëshortin

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 13/05/2021 18:19

    Eshte vertete nje moment dramatik. Por si bashkeshorte duhej qe t'ia benit te ditur burrit qe nuk e ka te gjate nese merrej me ate lloj "pune". Jo se ai nuk e dinte, por ne nje fare menyre duhej ta kishe detyruar qe te bente zgjedhjen e duhur, dmth te dilte nga ajo rruge qe e coi ne kete fund, si rrjedhoje dhe juve ju lendoi. Duhej te kishe qene e prere qe ne momentin qe e ke marre vesh qe bashkeshorti merrej me te tilla gjera e t'i thoje: Ose larg nga ajo rruge dhe me mua, ose vazhdo ne ate rruge pa mua.

    Përgjigju
    • Luubona: 14/05/2021 02:53

      Ka vra e do vritet. Kshu e ka ajo pun

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?