Kronikë

Vrasja e Fatmir Xhindit/Gazetari Qyno bën deklaratën e fortë: Është zbardhur motivi dhe autori i ekzekutimit! Qefalia: Po gaboni rëndë, janë thashetheme

16 Shtator 2020, 22:30| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 22:39

  • Share

Vrasja e ish deputetit të PS-së, Fatmir Xhindit para derës së shtëpisë së tij në Roskovec, është një ngjarje e rëndë që edhe pas 11 vitesh ende nuk është zbardhur motivi dhe autorit. Por gazetari Elton Qyno bëri disa deklaruat të forta në emisioni 'Repolitix" duke thënë se vrasja e ish deputeti nuk ka ndodhur për çështje politike por për motive morali dhe se vrasësi i tij ndodhet në Roskovec.

Kjo deklaratë e fortë solli debate mes gazetarit dhe deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, i cili i tha se po bën një gabim trashanik pasi sipas gazetarit po aludohet se dihet motivi dhe vrasësi dihen, por se drejtësia nuk po vepron.

Debati i plotë në studion e "Repolitix":

Elton Qyno: Në rrugë operative vrasja e Fatmir Xhindit thuajse është zbardhur. Të dhënat thonë në rrugë operative se është zbardhur vrasësi, është në Roskovec dhe vetë zoti Qefalia mbase e di.

Xhemal Qefalia: Jo unë nuk e di

Elton Qyno: Sipas asaj që kam lexuar vrasja është kryer për punë morali dhe nuk ka lidhe fare për arsye politike.

Xhemal Qefalia: Po bëni një gabim trashanik, është thashetheme i pabazuar. Po bëni një gabim të cilën po fyn një njeri që është vrarë në mënyrë të befasishme me statusin e deputetit. Pastaj po gaboni se ju thoni se dini motivin dhe autorin dhe drejtësia nuk po vepron.

Elton Qyno: Unë thash që në fillim në rrugë operative

Xhemal Qefalia: Kjo që po thoni është për ta kamufluar

Elton Qyno: Jo unë e thash që në fillim këtë, po e  keqkuptoni.  Heshtët për këtë pjesë se mbase dhe vetë e dini.

Fatmir Xhindi u ekzekutua më 2 maj të 2009 para derës së shtëpisë së tij në Roskovec. Xhindi kishte qenë më parë tek shtëpia e të atit, ku kishte lënë fëmijën e vogël me gjyshin dhe ishte nisur i vetëm drejt banesës në Roskovec me fuoristradën e zezë. Pasi del nga makina një person i afrohet dhe e qëllon me 6 plumba pas shpine dhe më pas largohet. Autori nuk u identifikua kurrë edhe sot pas 11 vitesh nga ekzekutimit.

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 18/12/2022 08:36

    Per moral 1 muaj perpara zgjedhjeve !

    Përgjigju
  • Lapi: 17/09/2020 11:10

    Na jane bere keta pseudo gazetaret investigativ nje hale e madhe thashethemedh e tymnajadh qe vetem sa ngaterrojne dynjane dhe perbaltin te demtuarit. Mos perfitoni kredenciale personale mbi fatkeqesite e te tjereve. Hale gazetare.

    Përgjigju
  • Eno: 17/09/2020 09:15

    Sikur cdo burrë apo femër që është tradhtuar, do ishte hakmarrë si ky që paska vrarë Xhindin, parlamenti shqiptar do ishte bosh, si për femra dhe për meshkuj.

    Përgjigju
  • vlora: 17/09/2020 08:43

    Ne shqiperi nuk te vret njeri per politike.Te vrasin ose per femra ose per prishje pazaresh.Futja e djalit ne vend te babait deputet me duket krejtesisht e gabuar.PS nuk eshte monarki Djali te zinte radhen,te punonte,dhe kur ta meritonte te kandidonte.Po ata te rinj qe militojne e punojne per partin e nuk i kane prinderit deputet cdo bejne?Babai i ktij zoteris diku e shkeli dhe mori koston

    Përgjigju
  • Beni: 17/09/2020 01:24

    Pyesni kryetarin e PD se Roskovecit se ai e di mire kete pune

    Përgjigju
  • TV+RRADIO: 17/09/2020 00:20

    Keka pune femnash!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?