Kronikë
Bota

Vrasja e Fatos Cenajt në Itali/ 59-vjeçari, ish gardian burgu në Berat! Hetohet edhe hakmarrja për detyrën në Shqipëri

12 Qershor, 12:19| Përditesimi: 12 Qershor, 18:41

  • Share

Në Shqipëri, Fatos Cena punonte gardian në paraburgimin e Beratit, prej nga ishte me origjinë. Vite më parë ai u hoq nga puna në të njëjtën kohë kur kunati i tij drejtor burgu u shkarkua. Ky vendim e orientoi t’i bashkohej vajzës të tij të cilët jetojnë në Itali, në një provincë të Padovës, Fontaniva. 59-vjeçari nisi të përshtatej me jetën e re jashtë atdheut dhe gjeti punë kopshtar.

Më 8 qershor, teksa si çdo ditë ishte nisur për në punë me biçikletë, vetëm disa kilometra larg shtëpisë, persona të paidentifikuar i zunë pritë dhe e qëlluan me 1 plumb pas koke. Pas 3 ditësh në agoni në spital mes jetës dhe vdekjes Fatos Cenaj ndërroi jetë këtë të mërkurë. Hetuesit italianë po hetojnë në shumë drejtime, për shkak se zona pa kamera sigurie dhe mungesa e dëshmitarëve nuk i ka ndihmuar të shkojnë drejt një piste të vetme. Një kalimtar e pa të shtrirë në një kanal në një zonë bujqësore të Fontavinës, dhe fillimisht u besua të ishte një aksident rrugor.

Por ekspertiza zbuloi goditjen me plumb në kokë duke e konsideruar vrasje. Megjithatë gëzhoja nuk është gjetur dhe akoma nuk është përcaktuar nëse autorët gjuajtën me pistoletë apo pushkë gjuetie. Në Itali, autoritetet i kanë shtrirë hetimet edhe në të shkuarën e Fatos Cenajt në Shqipëri, duke aluduar edhe për një hakmarrje të mundshme që mund të lidhet me ngjarje që kanë ndodhur gjatë karrierës së tij si oficer burgu. Ata po hetojnë me kujdes lidhje të mundshme me qarqet kriminale shqiptare. Për të sqaruar dinamikën, hetuesit po analizojnë të dhënat telefonike për të kapur çdo kontakt në zonë në kohën e plagosjes, duke u përpjekur të identifikojnë nxitësin ose ekzekutorin e mundshëm.

Fatos Cenaj ka lindur në Skrapar,në muajin Qershor 1966, pasi mbaroi shkollën e policisë,ai u transferua me familjen në lagjen "30 Vjetori" në Berat,ku filloi punë si gardian, fillimisht në paraburgimin që ndodhej brenda ambjenteve të DVP-së Berat dhe më pas në IEVP-në e Beratit,ku për 4-vite ka qënë drejtor burgu,kunati i tij,vëllai i gruas Arif Dervishi. Sipas familjarëve të tij,është duke u diskutuar nëse do ta sjellin trupin e viktimës në Shqipëri apo jo,pasi u është konfirmuar se transporti i trupit të pajetë drejt Shqipërisë kushton 18 mijë Euro,shumë që familjarët e kanë të pamundur ta paguajnë.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?