Fatos Cenaj

Kronikë

Vrasja e Fatos Cenajt në Itali, nën hetim fqinji i tij! Shkak i ngjarjes, konflikti për pronën

2 Shtator, 20:55| Përditesimi: 2 Shtator, 20:57

  • Share

Një fqinj i Fatos Cenajt në Itali është nën hetim nga autoritetet italiane në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit shqiptar, ngjarje e ndodhur në muajin qershor të këtij viti.

Sipas mediave italiane, shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë debati për kufirin mes pronave të tyre.

Autoritetet italiane po hetojnë për vrasje të qëllimshme një burrë italian, fqinj i viktimës, i cili dyshohet se e ka planifikuar dhe ekzekutuar krimin.

I dyshuari punon si punëtor në një fabrikë dhe është nën kujdesin e qendrës së shëndetit mendor.

Hetuesit kanë sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë në zonë, të cilat mendohet se kanë ndihmuar në identifikimin e autorit të dyshuar. Gjithashtu, banesa e tij është kontrolluar nga karabinierët si pjesë e hetimeve në vijim.

Sipas versionit paraprak të hetuesve, mëngjesin e 8 qershorit, i dyshuari është fshehur mes pemëve, disa qindra metra larg fermës Dindo, vendi ku Cenaj bashkëpunonte, dhe ka pritur që ai të kalonte.

Në momentin që e ka pare shqiptarin, autori qëlloi me armë zjarri, duke e goditur nga pas, në zonën e veshit.

Fatos Cenaj humbi jetën disa ditë më vonë në spital, për shkak të plagës së rëndë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?