Devis Hoti

Vrasja e Flamur Duçit në Korçë, analizë ADN-je për autorin e krimit. Ja çfarë konfliktesh tregon motra e viktimës

23 Dhjetor 2019, 13:11| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 13:25

  • Share

Devis Hotit, të dyshuar për masakrimin me thikë dhe që më pas i vuri zjarrin Flamur alias Andrea Duçit në fshatin Mborje të Korçës, i është marrë një kampion pështyme, për realizimin e një analize ADN-je. Ky veprim hetimor është kryer nga prokuroria e Korçës me qëllim krahasimin e profileve gjenetike të pështymës së personit të arrestuar me njollat e gjakut të gjetura brenda dyqanit të viktimës Flamur Duçit dhe gjakun në vendin, ku u gjet trupi i pajetë disa ditë më parë.

 Përgjigjja e kësaj analize kërkon disa kohë të dalë ndërkohë deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria ka siguruar disa prova konkrete si përgjime ambientale dhe dëmtime në trupin e autorit të dyshuar në këtë vrasje, të cilat krijojnë bindjen dhe indicie të forta tek organi i akuzës, se Devis Hoti është autor i vrasjes së Flamur Duçit.

Ndërkohë për të zbardhur çdo dyshim të mundshëm gjatë këtyre ditëve prokuroria e Korçës ka marrë në pyetje motrën e Flamurit, e cila ka sqaruar se vëllai i saj në fshat ka pasur konflikt me ish-bashkëshorten e tij për motive xhelozie dhe më pas janë ndarë me të.

 “Para 4 vjetësh është konfliktuar me familjarët e ish-bashkëshortes dhe për këtë gjë është dënuar me 8 muaj burgim. Gjithashtu para 1 viti, për shkak se një person, dyshonte se vëlla i kishte helmuar kalin, ishin konfliktuar dhe mandej nuk kanë pasur më komunikime”-ka treguar motra e viktimës.

Në dobi të hetimeve është shoqëruar dhe m0rarë në pyetje ish-kunati i viktimës O.T, i cili ka pohuar në polici se me Flamurin, ka pasur një marrëdhënie të larguar që prej kohës kur viktima është ndarë nga motra e tij. Ai tregon se në fillimet e procedurës së divorcit, janë konfliktuar me viktimën fizikisht por kohët e fundit, gati 3 apo 4 vite nuk kanë pasur asnjë konflikt verbal dhe fizik.

Gjatë këtyre ditëve hetime ende nuk është zbardhur motivi i këtij krimi, por ka dyshime të forta se ka ndodhur për një tentativë grabitje. Viktima dhe autori janë përleshur me njëri-tjetrin, kjo pasi gjatë këqyrjes së dyqanit të Flamurit, janë konstatuar njolla gjaku. Ndër të tjera dhe thika në banakun e bulmetit mungonte. Prokurorët dhe oficerët e Korçës ngrenë dyshime të forta se Devis Hoti, i cili njëherësh është dhe komshi me viktimën, ka shumë gjasa që të ketë hyrë në dyqanin e Andrea Duçit, me qëllim grabitjen. Ka dyshime të forta se Flamuri ka shfaqur rezistencë me thikën që mbante në banak, dhe mes dy personave ka pasur një përleshje të fortë fizike.

“Shqiptarja.com” dy ditë më parë hodhi dritë mbi këtë vrasje horror, ku autori i këtij krimi, “bie vetë” me këmbët e tij në burg, pasi zbulohet se ka shenja dhune në trup, gërvishtje e hematoma. Gjatë procesit të marrjes në pyetje të këtij personi, policia ka konstatuar se në dorën e majtë të Hotit dhe në pjesën e si dhe në deklarimet para oficerëve, Hoti jep dy alibi.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?