Kronikë
Top 24

E vranë me thikë dhe hodhën në kanal të riun në Fier/ Dy të arrestuarit mohojnë akuzat, lihen në burg nga Gjykata (VIDEO)

15 Gusht 2019, 12:43| Përditesimi: 15 Gusht 2019, 14:39

  • Share

Është dhënë sot masa e sigurisë nga gjykata e rrethit gjyqësor fier për dy të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit Florian Selimi nga Sulaj i Fierit. 

Dy autorët e arrestuar janë Kiri Merica 20-vjeç dhe Sadri Selaci 26-vjeç, ndërsa para trupës gjykuese ata i kanë hedhur poshtë akuzat. Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të së dielës që lamë pas, në fshatin Hamil, në vendin e quajtur "kthesa e Hamilit".

Dyshohet se në vitin 2015 Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen '15 Tetori'. Ndërkohë që nuk përjashtohet lidhja e kësaj ngjarje me vrasjen e të riut.

Dy të akuzuarit duke hyrë në gjykatë

1565614038_fier.jpg

Viktima Florian Selimi

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?