Vrasja e Floyd-Minneapolis shpërbën departamentin e policisë! Europa thërret kundër racizmit ‘Nuk mund të marr frymë’ (VIDEO)

8 Qershor 2020, 08:47| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 14:08

  • Share

Në ditën e dhjetë të protestave për vrasjen e afrikano amerikanit afrikan George Floyd nga një agjent i bardhë, rezultati i parë konkret i kësaj lëvizje gjigande që ka përfshirë edhe kryeqytete të tjera në botë është zvogëlimi dhe rregullimi i fuqive të konsideruara të teperta nga zbatuesit e ligjit te akuzuar për racizëm sistematik.

Përveç agjentëve të Minneapolis tashmë të arrestuar dhe të paditur për vrasjen e Floyd, dy oficerë nga Buffalo (Nju Jork) janë gjithashtu nën arrest për brutalitet kundër një demonstruesi.

Sanksionet disiplinore, pezullimet, hetimet po përhapen në qytete të ndryshme të Amerikës për abuzimet e kryera gjatë shtypjes së marshimeve protestuese.

Gjesti më i bujshëm vjen nga qyteti ku Floyd u vra. Këshilli i qytetit të Minneapolis, me një shumicë të kualifikuar vetoje, shpall shpërbërjen e departamentit të saj të policisë.

Më të famshmit dhe më të fuqishmit nga forcat e policisë amerikane, Departamenti i Policisë në New York, do ti shkurtohen fondet në buxhet.

Ora 09:40
Vrasja e Floyd-Europa thërret kundër racizmit ‘Unë nuk mund të marr frymë’

Nga Roma në Kopenhagen, nga Madridi në Budapest. Për të disatën ditë radhazi mijëra qytetarë në Europë janë bashkuar në protestën globale kundër racizmit dhe dhunës policore në Shtetet e Bashkuara.

Thirrjet ‘Unë nuk mund të marr frymë’ janë ngritur nga Roma në Spanjë, Barcelonë e Londër.

Në Madrid, slogani i zgjedhur nga demonstruesit jashtë ambasadës amerikane, ishte ‘A jam edhe unë njëri si dhe ju?

15 mijë njerëz që dolën në rrugët e Kopenhagen besojnë në një botë tjetër pa racizëm. Procesioni danez nisi nga ambasada amerikane dhe më pas u drejtua për te ndërtesa e Parlamentit.

Edhe nga ‘Piazza del Popolo’, në Romë mesazhi i protestuesve ishte kundër racizmit dhe dhunës policore.

Ora 08:56
Britania e Madhe, në Bristol turma rrëzon statujën e Edward Colston, tregtar anglez i skllevërve afrikanë (VIDEO)

Në Bristol, në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë protestës së lëvizjes ‘Black Lives Matter’ e organizuar për vdekjen e George Floyd, afrikano amerikani 48-vjeçar i vrarë gjatë një arrestimi policie më 25 maj në Minesota (Shtetet e Bashkuara), protestuesit rrëzuan statujën prej bronzi kushtuar Edward Colston (1636 - 1721), dikur tregtar i skllevërve afrikanë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet qartë sesi rreth 10 000 protestues tërheqin statujën duke e shkelmuar dhe rrokullisur në rrugë

Gjatë protestave të 'Black Lives Matter' në Londër, edhe memoriali i ish kryeministrit Winston Churchill në Westminster u vandalizua kur disa protestues shkruajtën mbi statujë, "ai ishte racist".

Ora 08:54
52% e amerikanëve, pro futjes së ushtrisë në protesta të dhunshme

Pak më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të dislokimit të ushtrisë për të ndërhyrë atje ku ka protesta të dhunshme, sipas një sondazhi të ri të ABC News / Ipsos të publikuar të dielën.

Në anketën e re, 52 për qind e të pyeturve e miratojnë përdorimin e ushtrisë, krahasuar me 47 për qind që janë kundër.

Pyetja që iu bë të anketuarve bënte fjalë vetëm për demonstrime të dhunshme dhe jo për protesta paqësore.

Në fillim të javës që kaloi, Presidenti Trump ngriti mundësinë e dërgimit të trupave në detyrë aktive për të kontrolluar protestat në qytetet e vendit, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e një polici të bardhë.

Në një paralajmërim për udhëheqësit e qeverive shtetërore dhe lokale, Presidenti Trump tha: "Nëse një qytet ose shtet nuk pranon të ndërmarrë veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të dislokoj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?