Vrasja e foshnjes 9-muajshe, fqinjët e 43-vjeçares: Fëmija u mbyt me ushqim! Ajo nuk ka bërë gjë, ishte e përsosur

14 Nëntor 2020, 13:26| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 13:29

  • Share

Fqinjet e Irena Zeriut, 43-vjeçarja e cila akuzohet se ka mbytur fëmijën e saj, japin një tjetër version të ngjarjes makabër.

Për Report Tv, ato shprehen se fëmija është mbytur me ushqim, ndërsa e ëma e saj ka tentuar tja heqë.

Ato thonë se pasi foshnja ndërroi jetë, 43-vjeçarja ka pësuar shok psikologjik.

"Ajo ishte grua e përsosur. Ne bëmë 30 vite këtu. Është një grua e shkëlqyer. Iku për të punuar. Lindi një fëmijë. Po hante një mollë fëmija. Ajo rrinte që tja hiqte kafshatën që kishte marrë fëmija. Ajo është në gjendje të rëndë psikologjike. Gjithçka ka ndodhur aksidentalisht. Ajo ka rritur dy fëmijë të shëndetshëm. I rriti vetë. Ajo rrjedh nga një familje intelektualësh. Babai ishte profesor. Nëna ishte edukatore dhe ka rritur fëmijë. Ishte dy vite në universitetin e Kamzës. Ajo emigroi" - thotë një prej banoreve.


Lajmi kryesor:

Vrau foshnjën 9-muajshe në vitin 1995, gjykata lë në arrest shtëpie 43-vjeçaren (VIDEO)


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?