Gjykatësit në Arabinë Saudite kanë dënuar 5 të pandehur me 20 vjet burg dhe 3 të tjerë me dënime midis 7 dhe 10 vjet, të akuzuar se kanë patur ‘dorë’ në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.
Lajmi u dha nga prokurori i Riadit, I cituar nga ‘Al Arabiya’.
OKB-ja e quajti sot vendimin saudit për çështjen Khashoggi pa "legjitimitet ligjor dhe moral"
Në muajin maj, familja e ish-kolumnistit të ‘Washington Post’ tha se ata "falin" vrasësit, duke I hapur rrugën rishikimit të dënimit me vdekje të shkallës së pare, I vendosur më herët për pesë të pandehur.
Njoftimi erdhi në orët e fundit të muajit të Ramazanit, në përputhje me traditën Islame që lejon gjeste të ngjashme të mëshirës, dhe i shoqëruar me polemika të forta mbi transferimet e mëparshme të parave dhe pasurive të tjera, nga autoritetet e Mbretërisë Saudite për fëmijët e gazetarit.
Khashoggi u vra në konsullatën e Riadit në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018.
Eshtrat e tij nuk janë gjetur kurrë...
Qeveria Saudite ka folur për një operacion të paautorizuar të shërbimeve të inteligjencës dhe ka mohuar çdo përfshirje të princit të kurorës Mohammed bin Salman, i cili vazhdon të jetë në mes të dyshimeve nga ekspertët e CIA-s dhe KB-së, si dhe nga inteligjenca e Turqisë.
Në muajin korrik në Stamboll, u zhvillua një gjyq në mungesë kundër 20 sauditëve, të akuzuar se kishin qenë pjesë e 'skuadrës së vdekjes' të dërguar nga Arabia Saudite