Vrasja e gazetarit/ Djali i Remzi Hoxhës: U vra se zbuloi informacione për zhdukjen e babait tim

21 Tetor 2020, 22:46| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 23:31

  • Share

Vrasjen e gazetarit Ali Uka,  Ardian Hoxha e lidh me zhdukjen e babait të tij, Remzi Hoxhës. Në studion e Report Tv, në 'Repolitix', ai tha se Uka kishte mësuar detaje nga zhdukja e babait të tij.

"Ali Uka ka qenë një gazetar nga Kosova, një djalë i ri dhe babai im ka qenë dera kryesore ku të gjithë që vinin nga Kosova trokisnin, qoftë për strehim, për ndonjë ndihmë, punësim, për gjithçka. Ali Uka ka qenë një djalë shumë i zoti, edhe pse në dukje nuk e jepte këtë përshtypje dhe nga dëshmitë të miqve të babait, tregojnë që kanë kaluar shumë kohë bashkë dhe duke qenë se ishte gazetar kishte rënë në gjurmë rreth informacioneve të zhdukjes së babait tim dhe thuhet se një nga arsyet se përse edhe atij ia kanë montuar vrasjen lidhet me informacionet që ka pasur për babain tim, që të mos dalë e vërtetë", tha Hoxha.

*Ali Uka u gjet i masakruar në banesën e tij në një mëngjes të hershëm të korrikut të vitit 1997. Fytyra e tij ishte shqyer me kaçavidë dhe fundin e një shishe të thyer.

Ali Uka


Lajmi kryesor:

'Zhdukja e Shekullit'/ Djali i Remzi Hoxhës në 'Repolitix': Berisha urdhëroi rrëmbimin e babait tim! Kishte frikë mos i zbulonte takimin me Millosheviç dhe Arkanin! Edhe sot ka lidhje me serbët


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?