Qirinj të ndezur dhe foto të Jamal Khashoggi pas vrasjes së tij

Vrasja brenda ambasadës saudite në Turqi e gazetarit Jamal Khashoggi, prangoset një i dyshuar në Aeroportin e Parisit

7 Dhjetor 2021, 17:01| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 17:07

  • Share

PARIS-Një burrë saudit i dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi është arrestuar në Francë. Mediat franceze raportojnë se Khaled Aedh Al-Otaibi u arrestua në aeroportin Charles-de-Gaulle të martën. Ai është një nga 26 sauditët e kërkuar nga Turqia për vrasjen e gazetarit.

33-vjeçari, ish-roja mbretërore saudite po udhëtonte dhe ishte vendosur në paraburgim gjyqësor.

Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë në Riad, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor 2018. Arabia Saudite tha se ish-gazetari i Washington Post ishte vrarë në një "operacion mashtrues" nga një ekip agjentësh të dërguar për ta bindur atë të kthehej në mbretëri.

Por zyrtarët turq thanë se agjentët vepruan me urdhra nga nivelet më të larta të qeverisë saudite.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?