Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi Edison Haxhiu, si një nga të akuzuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas të ekzekutuar më 15 Mars 2024.
Gjyqtari Dritan Hallunaj pranoi kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj, duke lënë të lirë klientin e këtij të fundit, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës se ka kryer veprën penale “sigurim i mjeteve dhe i kushteve për të kryer vrasje”.
Sipas Tahirajt, ishin tejkaluar afatet e paraburgimit për këtë arsye kërkoi shuarje të masës së sigurisë.
Prokurori Ritvan Suka, dyshon se Haxhiu se ka bashkëpunuar me Ilir Beqarin, në vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje e shënuar në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, më 15 Mars 2024.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, që po heton këtë dosje, ka dërguar për gjykim një prej autorëve të përfshirë në ngjarje.
Bëhet fjalë për Ilir Beqaraj, i cili ka pasur rolin e ndihmësit në atentatin ndaj Bejtjas në banesën e tij. Pas hetimeve, organi i akuzës njofton se Beqaraj ka larguar nga vendi i ngjarjes autorin e dyshuar të vrasjes, Flodian Plakun, i njohur edhe si “Pole Qorri”. Ky I fundit vijon të jetë në kërkim.
Prokuroria thotë se rolin e tij e ka të dëshmuar edhe me pamje filmike, por gjithashtu në makinën që përdorën për t’u larguar pasi dogjën mjetin e përdorur për atentat, janë gjetur edhe profili ADN-je të Ilir Beqarajt si edhe të atentatorit të dyshuar ‘Pole Qorri’.
Ndaj Beqarajt rëndojnë akuzat e ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’.
Gentian Bejtja u qëllua 50 plumba, që e prekën në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se Bejtja kishte dijeni për shumë krime të ndodhura gjatë 10 viteve të fundit.
Komente
